RTV Pendimi
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Akademi Kuranit
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

KUSH JANË TË LUMTURIT?!

Të lumturit janë ata që u preokupuan me vetveten, e jo me të tjerët. U përkujdesën t’i pastrojnë zemrat e tyre dhe t’i përmirësojnë të metat e tyre. E llogaritën veten, para se të llogariten Ditën e Kiametit.
Të lumturit janë ata që e njohën realitetin e jetës, dhe se ajo është vendkalim i përkohshëm, e jo i përhershëm, e shfrytëzuan kohën e tyre, duke e bërë të jetë në adhurim ndaj Allahut.
Të lumturit janë ata që e përmendin Allahun në këmbë, ulur dhe të shtrirë në krah. Kërkojnë falje për gjynahet e tyre dhe për mangësitë e tyre tek Allahu i tyre.
Të lumturit janë ata, që zilia dhe smira nuk e gjejnë rrugën për në zemrat e tyre. Edhe nëse depërton nga to diçka, mundohen ta largojnë dhe ta refuzojnë prezencën e tyre në zemër.
Të lumturit janë ata që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, përveç fjalëve të mira dhe të pëlqyera. I zgjedhin fjalët e tyre, ashtu si i zgjedhin frytet më të mira.
Të lumturit janë ata që ecin rrugës dhe metodologjisë së të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe e pasojnë traditën e tij, me vepra dhe thënie.
Të lumturit janë ata që gjithmonë janë optimistë, besojnë se ajo që u ka ndodhur s’ka pasur mundësi të mos u ndodhte dhe ajo çka s’e ka arritur s’ka pasur mundësi ta arrinte. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat. Ata janë durimtarë, të kënaqur dhe falënderues ndaj caktimeve të Allahut.
Të lumturit janë ata që kur e përmendin Allahun, u qetësohen zemrat dhe u rehatohen shpirtrat, sa herë që i afrohen Allahut i sheh të lumtur dhe në gëzim, edhe nëse jetojnë në gjendje të rëndë.
O Zot! Bëna ne, prindërit tanë dhe të gjithë myslimanët nga ta.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

KOHË TË ÇUDITSHME

Irfan Jahiu

DYNJANË E KUPTON KUR E HEDH DHEUN MBI ATË QË E DO

Irfan Jahiu

A KE DIKË TJETËR POS ALLAHUT?!

Irfan Jahiu

DHURATAT QË NUK BLIHEN DHE QË NUK SHITEN

Irfan Jahiu

O BILAL, NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!

Irfan Jahiu

DHJETË LLOJET E LOTËVE

Irfan Jahiu

POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇAR

Irfan Jahiu

A E DI KUR VDES ZEMRA JOTE?!

Irfan Jahiu

KJO ËSHTË JETA

Irfan Jahiu
%d bloggers like this: