RTV Pendimi
Auto Lider
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Agjërimi

KUJDES NGA VJEDHËSIT E RAMAZANIT!!

1.Televizioni:

Ky është vjedhës i rrezikshëm. Në të ka emisione, dhe programe, dhe seriale, që ta prishin agjërimin apo ti pakësojnë shpërblimet!

2. Tregjet dhe shitoret:

Ky vjedhës është i rrezikshëm në vjedhjen e të hollave dhe pasurisë pa llogari. Para se të zbresësh në treg përcaktoje qëllimin e shkuarjes tënde që mos të biesh në kurthet e këtij vjedhësi të shkathët!

3. Pagjumësia:

Vjedhës i kohës më të shtrenjtë. Ky vjedhës ia vjedh robit namazin e natës në pjesën e tretë të natës dhe e privon nga pendimi dhe nga të kërkuarit falje.

4. Kuzhina:

Ky është vjedhës që ti ia kushton një kohë të gjatë duke përgatitur ushqime të llojllojshme. Investo në atë kohë që e kalon në kuzhinë me pendim, lexim të Kuranit, adhurime vullnetare, e jo duke përgatitur ushqime të ndryshme, që përveç se të kënaqurit e barkut nuk japin ndonjë dobi tjetër!

5. Telefoni dhe celulari:

Ka prej atyre që tanë ditën rrinë nëpër telefona e celularë, dhe nuk lënë të gjallë e të vdekur pa mos ua cenuar nderin e tyre, me përgojime, e me bartje të fjalëve, dhe gënjeshtra, dhe përhapje të metave dhe fshehtësive.

6. Koprracia:

Lëmosha të mbron nga zjarri dhe lëmosha më e mirë është ajo e Ramazanit. E jotja mbetet të japish lëmoshë fshehurazi dhe haptazi.

7. Tubimet ku nuk përmendet Allahu:

Ky vjedhës ta deponon humbjen dhe dëshpërimin për Ditën e Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush ulet në një vend dhe nuk përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe do të pendohet.

8. Mosrespektimi i prindërve:

Ky vjedhës nuk mëshiron fare dhe nga rezultatet më të rrezikshme të tij është mospranimi i lutjes.

9. Përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe gënjeshtra:

Ky vjedhës i djeg shpërblimet e agjërimit, sikurse njeriu të mos kishte agjëruar fare. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.

10. Fejsbuku dhe rrjetet sociale në përgjithësi:

Këto janë është vjedhësit më të mëdhenj! Nëse nuk i përdor për vepra të mira dhe mirësi, atëherë ato do të angazhojnë me vepra të liga dhe ligësi. Pra, tento që ti shfrytëzosh në thirrje të fesë së Allahut dhe në përhapjen e mirësisë dhe moralit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

GJENDJA E NJERËZVE PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

SUNETET E DITËS SË FITËR BAJRAMIT

Irfan Jahiu

ZEQATI I FITRAVE

Irfan Jahiu

DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN

Irfan Jahiu

DASHURIA E ALLAHUT DHE TË DËRGUARIT TË TIJ, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

Irfan Jahiu

VEPRA E MIRË

Irfan Jahiu

PENDIMI DHE MËSHIRA E GJERË E ALLAHUT

Irfan Jahiu

DOBITË DHE ETIKA E AGJËRIMIT

Irfan Jahiu