RTV Pendimi
Goodlife
Samet taurs
Royal
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Kosovë, hapet ekspozitë për fëmijët e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës
Lajme

Kosovë, hapet ekspozitë për fëmijët e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës

Muslim Shop

Në prani të familjarëve të viktimave të luftës, në Prishtinë është hapur ekspozita me fotografi të fëmijëve të vrarë në luftën e fundit të Kosovës me titull “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita e kuruar nga Blerta Hoçia, sjell kujtimin e 1133 fëmijëve të vrarë si pasojë e luftës së Serbisë në Kosovë në periudhën 1998-2000.

Dhjetëra fotografi, veshje, libra të shkollës fillore, fletore, mbathje dhe objekte të ndryshme u shfaqën në një hapësirë të ashtuquajtur “dhomë prej xhami”, ku secili nga objektet përmbante edhe rrëfimin e veçantë.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), Bekim Blakaj, para hapjes tha se kjo ekspozitë është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë me familjarët e viktimave.

“Ne në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë kemi ndjerë dhe kemi pasur një nevojë të madhe që të përkujtojmë në mënyrë të posaçme fëmijërinë e ndërprerë për shkak të luftës. Prandaj, ne në FDHK, ka më shumë se një vjet që kemi planifikuar që në 20 vjetorin e luftës në Kosovë, të ndërtojmë një memorial për fëmijë të cilët janë vrarë apo janë zhdukur si pasojë e luftës”, tha Blakaj, i cili tregoi se gjatë ekspozitës nuk do të deklarohet askush, ngase siç tha ai, pamjet flasin vetë.

Siç është shkruar në përshkrimin e ekspozitës, kjo ekspozitë vjen “si një ftesë për përballje dhe për reflektim, për dialog dhe shërim, duke nisur ndërtimin e një kujtese kolektive me anë të këtyre sendeve. Më shumë se sa një ekspozitë, ky është një memorial dedikuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë”.

FDHK që nga viti 1997 merret me dokumentimin e viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut.

Ekspozita realizohet nga FDHK dhe mbështetet nga organizata amerikane National Endowment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj