RTV Pendimi
Goodlife
Royal
Samet taurs
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Kosovë, dorëzohen 10 padi kundër serbëve të dyshuar për krime lufte
Lajme

Kosovë, dorëzohen 10 padi kundër serbëve të dyshuar për krime lufte

Muslim Shop

Organizata joqeveritare, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë ka dorëzuar edhe 10 padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkëndie Hoda përfaqësuese e Zyrës tha se ka dorëzuar 10 padi të reja ndaj kriminelëve serbë që kanë kryer krime gjatë luftës.

“Përveç dëshmisë së anëtarëve të familjeve të cilët deklarojnë rreth rastit, i cili ka patur edhe dëshmi të tjera për këtë rast, ne kemi dorëzuar dokumente me fotografi të krimit dhe djegien e shtëpisë dhe pronës, kemi sjellë emrat e autorëve të krimit me fotografitë si janë dukur dikur dhe si duken sot dhe vendet se ku jetojnë”, ka thënë Hoda.

Ajo tha se ka pritshmëri të mëdha nga Prokuroria Speciale, sepse sipas saj, po bëhet një punë e mirë. Ajo tha se ka ende lëndë të cilat do procedohen më tutje.

“Duhet të kemi kujdes çka flasim por puna po shkon shumë mirë. I kemi edhe 300 lëndë tjera dhe jemi në procedurën e avokatit që do kryhet procedura penale dhe presim të kryhet”, tha Hoda.

Ajo tha se në këto dokumentacione që u dorëzuan janë dëshmi të krimeve ku janë bashkangjitur fotografi të kriminelëve dhe vendbanimet e tyre.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj