Kontribo edhe ti për Xhaminë “Horizont” në Wels të Austrisë

Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Arsim Wels ju njofton se sapo ka filluar ndertimi i Xhamisë së re e cila do të jetë në funksion për të gjithë besimtarët e këtij qyteti.
Përshkak se objekti kushton shumë dhe xhemati nuk mund ta mbulon këtë shumë, ju ftojmë të merrni pjese në blerjen e këtij objekti duke kontribuar me të holla aq sa të keni mundësi.

Për ato që kontribojnë në ndërtimin e Xhamive, profeti në hadith thotë:

“kush ndërton një shtëpi të Allahut, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhennet”.

Allahu thotë: “me të vërtetë shtëpitë e Allahut i ndërton ai që beson Allahun dhe diten e mbrame, e falin namazin, e japin zekatin dhe nuk i frikësohen vetëm Allahut”.
Xhamitë janë shtepitë e All-llahut në tokë. I dërguari i All-llahut thotë: vendet më të dashura te All-llahu jane xhamitë.

Xhamia është vendi ku zemra gjenë qetësinë e saj, vendi ku edukohen breza te shëndoshë për një të ardhme më të mirë dhe si e tillë e meriton më shumë nga gjithcka tjetër të shpenzohet pasuria për ndërtimin e saj.

I nderuar vëlla mundohu të lësh për veten tënde sadaka të rrjedhshme e cila do të bëj dobi ne atë ditë kur pasuria është e pavlerë.

I dërguari i All-llahut thotë: nëse i biri i Ademit vdes i ndërpriten të gjitha punët e tij përvec se tre punëve dhe përmendi ketu dhe sadakanë e rrjedhshme.

Shumica e njerëve mundohen dhe garojnë në dynjane dhe bukuritë e saj edhe pse e dijnë që prej saj do të largohen një ditë dhe nuk do të marrin me vete vetëm ate qe punuan. Atëhere bëhu ti vëlla i nderuar garues me punë të mira dhe të khajrit. Ku ka punë më të mirë sesa ndërtimi i një xhamie.

Edhe një herë ju ftoj juve të nderuar të ndihmoni aq sa të keni mundesi. Këtu citojmë profetin:”nuk pakësohet pasuria nga sadakaja”.
E lusim All-llahun t’ju shpërblejë më te mira juve dhe te gjithë ata te cilët japin nga pasuria e tyre.
Me respekt Kryesia e Xhamisë Wels.

Për sqarime dhe informata tjera mund te kontaktoni Kryetarin e Xhamisë në tel: 0043 664 104 03 66

Xhiro llogaria është si vijon:
Emri : Verein Albanischer Muslime in Wels
Iban : AT90 1513 0002 7101 0894
BIC Swift : OBKLAT2L

Fb : https://www.facebook.com/AlbanischesKulturundBildungszentrum/