RTV Pendimi
Goodlife
Kompania Ziel Bau
Flyer Fahrschule struga
Akademi Kuranit
Auto Lider
Kompanitë innovative dhe dixhitale kosovare eksportojnë shërbime prej 30 milionë euro
Lajme

Kompanitë innovative dhe dixhitale kosovare eksportojnë shërbime prej 30 milionë euro

Sektori i vetëm në Kosovë që ka bilanc pozitiv janë kompanitë inovative dhe dixhitale që eksportojnë shërbime me vlerë 30 milionë euro, u tha sot pas vizitës së punës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ministrinë e Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Kosovës, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Ministri i Inovacionit dhe Sipërmarrjes, Besim Beqaj, në konferencën për shtyp pas takimit tha se është biseduar për vitin e ekonomisë që u shpall viti 2019, për rregullimin e aktiviteteve dhe orientimin strategjik.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj vlerësoi punën e kësaj Ministrie të re të Kosovës. Haradinaj tha se Ministria e Inovacionit dhe Sipërmarrjes është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe viti i ardhshëm, siç vuri ai në dukje, do të jetë viti i ekonomisë.

Haradinaj theksoi se Ministria arriti të bëhet partner i bizneseve innovative dhe të mbështesë dhe të jetë pranë bizneseve në digjitalizimin, si dhe të ofrojë mbështetje për investitorët e rinj, veçanërisht ato inovative.

“Unë prej këtu inkurajoj që të ndihmojmë Kosovën që të arrijë rezultate përmes këtyre bizneseve të reja, inovative dhe të fitojmë brende të reja. Ne kemi disa brende të mira në sport, kemi arritur nivel botëror dhe shpresoj që me disa kompani që tashmë kanë arritur të imponohen në tregun botëror, të shkojnë përpara”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj theksoi gjithashtu se këto kompani inovative dhe dixhitale eksportojnë shërbime me vlerë 30 milionë euro, që është sektori i vetëm në të cilin Kosova ka një bilanc pozitiv të eksporteve në raport me importet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me grevën e paralajmëruar të arsimit që prej të hënës, më 14 janar, duke kërkuar paga më të larta, kryeministri Haradinaj tha se ka biseduar me krerët e Sindikatës së arsimit dhe se ka avancime.

Postimet e ngjajshme

Delegacioni i Kosovës arrin në Bosnjë nën përcjelljen e policisë

Kushtrim Guraj

Prioritetet e axhendës “Drejtësia 2020” në Kosovë: Zvogëlimi i numrit të lëndëve

Kushtrim Guraj

Bie numri i aksidenteve fatale në autostradë

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan takim me homologun rus, Vladimir Putin

Kushtrim Guraj

Reagim nga redaksia e RTV Pendimit

Hevzi Hasani

Austri, politikanët në vitin 2018 morën pjesë në 20 fushata kundër muslimanëve

Hevzi Hasani

SBASHK refuzoi ofertën e Qeverisë së Kosovës, greva vazhdon

Kushtrim Guraj

Meta: Mali i Zi për dy dekada faktor stabiliteti në rajon

Kushtrim Guraj

“Jetimat e Ballkanit” nuk ndalen, ndërtojnë 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: