RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Lajme

Klopp për Salah dhe agjërimin: Zgjedhja e tij personale

ANKARA (AA) – Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në prag të ndeshjes kundër Real Madridit në një konferencë për mediat deklaroi se është shumë krenar me lojtarët tij që kanë rastin të luajnë në finale, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më shumë isha i emocionuar në vitin 2013 kundër Bayernit të Mynihut se tani. Por, lojtarët e mi kanë luftuar për finalen në Kiev dhe jam shumë krenar me ta”, ka thënë Klopp.

Ai shtoi se pothuaj se askush nuk ka pritur që Liverpooli të luajë në finale.

“Askush s’ka pritur se do të arrinim në finale, por ne jemi këtu, se ne jemi Liverpooli, jo vetëm një ekip i mirë. Do të përpiqemi t’ua vështirësojmë ndeshjen aq sa mundemi”, ka thënë Klopp.

Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj se nëse në të vërtetë ylli i Liverpoolit Mohamed Salah do të agjërojë ditën e ballafaqimit në finalen e Ligës së Kampionëve, Klopp tha se kjo është një çështje e tij personale.

“Ky është një vendim i tij personal. Në stërvitje mund ta shihni se si ndihet. Ai është në formë të shkëlqyer, është përgatitur shumë mirë edhe për finale”, thotë Klopp.

Në ndërkohë, fizoterapeuti i klubit Ruben Pons deklaroi se Salah megjithatë nuk do të agjërojë në ditën kur do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve kundër Realit.

Lojtari i Liverpoolit Jordan Handerson theksoi se të gjithë në klub fuqishëm dëshirojnë të fitojnë titullin.

“Kemi përvojë të mjaftueshme për diçka të tillë. Nga e kaluara kemi mësuar shumë dhe kemi motivimin e mjaftueshëm të fitojmë”, ka thënë Handerson.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane në konferencë tha se ekipi i tij nuk është favorit në finale me Liverpoolin.

“Jo, nuk jemi favorit. Mund të bisedojmë rreth kësaj, por ne e dimë se kjo nuk është kështu. Në zhveshtoren tonë aspak nuk mendojmë kështu. Nuk jemi as ne favorit, e as Liverpooli, gjasat janë 50:50. Për të fituar këtë ndeshje duhet të luajmë shumë mirë”, ka thënë Zidane.

Ai shtoi se është e rëndësisheme që në ekip askush nuk është i lënduar, duke theksuar se portugezi Cristiano Ronaldo është në formë të mirë.

Mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos, i pyetur për cilësinë e lojtarit të Liverpoolit Salah, tha se ai është një lojtar superior i cili u dëshmua në sezonin e kaluar.

Real Madridi dhe Liverpooli sonte do të masin forcat në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të jetë ballafaqimi i gjashtë mes dy klubeve.

Finalja e garës më të madhe të klubeve do të luhet sonte në stadiumin Olimpik në Kiev me fillim në ora 20:45. Drejtësinë në ndeshje do ta ndajë arbitri serb Milorad Mazhiç.

Postimet e ngjajshme

Gjermania ndalon eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj

Shpërthim në Idlib, disa të vdekur

Kushtrim Guraj

Pyetja që shtrojnë të gjithë: “Ku është kufoma e Khashoggit”

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite, brenda një viti janë ndaluar 32.000 migrantë të padeklaruar

Kushtrim Guraj

Indonezi, 2.103 të vdekur nga tërmeti dhe cunami

Kushtrim Guraj

“Gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë me ngulfatje në konsullatë”

Kushtrim Guraj

Pacolli: Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë

Kushtrim Guraj

Çavuşoğlu: Mbështesim procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Kushtrim Guraj

Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik që kemi në rajon

Kushtrim Guraj