Këto ushqime do t’ju ndihmojnë për të hequr qafe fryrjen

Ndjenja e fryrjes në stomak nuk është aspak e këndshme dhe atëherë ju bie ndërmend të hani diçka Megjithatë, sipas këshillave të ekspertëve, edhe në ato momente ju nuk duhet të kaloni vakte, kështu që ju mund ta ngadalësoni tretjen edhe më tej.

Këtu janë disa ushqime që zvogëlojnë fryrjen e stomakut dhe lehtësojnë simptomat. Peshk Tretet lehtë dhe përmban proteina që lehtësojnë ndjenjën e fryrjes.

Selino Është shumë i pasur me kalium dhe konsiderohet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë që me siguri do t’ju ndihmojnë për t’u përballur me fryrjen dhe simptomat shoqëruese.

Kungulli Kungulli është i pasur me fibra dhe përmban nivele të ulëta sheqeri, duke e bërë këtë ushqim një aleat të përsosur në luftën kundër zorrëve.

Spinaqi Është i pasur me vitamina B, diuretikë natyrorë, të cilat spinaqin e klasifikojnë si ushqim i përkryer në luftën kundër stomakut të fryrë.

Majdanozi Është i mirë për shëndetin tuaj, pasi përmban vitaminë C, kalium, dhe ndihmon gjithashtu edhe te stomaku i fryrë.

Uthulla e mollës Është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e organizmit, por edhe në luftën kundër depozitave të yndyrës. Uthulla e mollës është e mirë nëse keni problem me tretje. Përveç kësaj, ajo përmban probiotikë të mirë për florën e zorrëve që parandalojnë fryrjen e stomakut.