Këta njerëz janë të pafat!

Njerëz të pafat ka shumë dhe të tillët dita ditës po shtohen, po njerëzit më të pafat janë këta që i ka përshkruar i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke thënë:
“I pafat është ai njeri, i cili kur përmendem unë nuk më dërgon salavat mua.
I pafat është ai njeri, që arrin pleqërinë e prindërve dhe nuk bëhen shkak ata për të hyr ky në xhenet.
I pafat është ai njeri, që hyn në muajin e Ramazanit dhe kalon muaji pa iu falur gjynahet”.
(Tirmidhiu dhe Hakimi)
Allahu mos na bëftë prej tyre!

Shkruar nga hoxhë Fadil Musliu.