RTV Pendimi
Meso Kuranin
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Kuran - Tefsir

KËRKIMI I UDHËZIMIT ME KURAN

Me Kuran, armiqësia ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kthehet në dashuri ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kurani është prej atyre gjërave që sjell lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër dhe i udhëzon mendjet drejt imanit dhe dashurisë ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij, me të meditohet, studiohen argumentet e sheriatit dhe të shkencës, ai rrëfen ngjarjet e pejgamberëve dhe besimtarëve të hershëm.

Ngjarja e Omer b. Vehabit me Safuan b. Umejen.

Muslimanët në betejën e Bedrit arritën një fitore të madhe, që Allahu e quajti Furkan – një fitore që e ndau të vërtetën prej të kotës, i ngriti myslimanët dhe i përuli jobesimtarët, u vranë 70 prej tyre dhe u zunë robër 70 të tjerë, ndërsa ata që mbetën gjallë në zemrat e tyre mbizotëroi dëshpërimi dhe dhimbja.

Historia përmend ngjarjen e dy kurejshitëve që ishin  duke biseduar për betejën e Bedrit ku u vranë një numër i madh prej tyre dhe u zunë shumë robër. Omeri i tha Safuanit se mos të ishte borxhi ndaj të tjerëve dhe frika ndaj fëmijëve se do të humbin do të kisha shkuar në Medinë për ta vrarë Muhamedin, ndërsa Safuani i cili ishte i pasur ia ktheu atij, se borxhin po e marr përsipër unë, ndërsa fëmijët e tu po i afroj tek fëmijët e mi. Omeri e mori shpatën dhe u nis për ne Medinë, ndërkohë që djali i tij ishte në mesin e robërve që u zunë në betejën e Bedrit. Posa arriti në Medine atë e pa Omer b. Hatabi dhe tha: Pasha Allahun ky ka ardhur për të bërë ndonjë të keqe, pastaj iu tha sahabëve kapeni që mos ta dëmtojë Pejgamberin salallahu alejhi ue selem. E çuan tek i Dërguari i Allahut dhe ai kur e pa i tha: O Omer, çfarë të solli këtu? Ai i tha: Kam ardhur për njeriun, i cili gjendet tek ju, dhe e kishte fjalën për fëmijën e tij. I Dërguari e pyeti se: A ke ardhur vetëm për këtë gjë? Ai iu përgjigj po. Pejgamberi i tha: A nuk ishe ti dhe Safuani duke biseduar e i the këtë e këtë, ai të tha ty këtë e këtë dhe ti e more shpatën dhe erdhe tek unë? Ai i tha: Pasha Allahun, nuk ishte me ne askush tjetër që ta dëgjonte bisedën tonë, pastaj dëshmoi shehadetin, se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se ti je i Dërguar i Tij. Ai besoi dhe hyri imani në zemrën e tij. I Dërguari i Allahut i tha shokëve të vet silluni mirë me vëllanë tuaj, mësojani Kuranin dhe lirojani robin- djalin e tij. Omeri u kthye në Mekë duke e bartur Islamin dhe imanin në zemrën e tij dhe e shfaqi më pas haptas Islamin.

Omeri b. Uehabi shkoi për ta vrarë të Dërguarin e Allahut dhe shohim se si Pejgamberi i reziston me një qëndrim që Omeri nuk gjen rrugëzgjidhje tjetër përpos të thotë: La ilahe ilAllah, Muhamedun Resulullah. Nga i erdhi kjo të Dërguarit? Kush e lajmëroi? Kush e mësoi? Nuk ka tjetër pos njërit e Ai është Allahu, që ia tregoi ngjarjen hollësisht

.Ngjarja e magjistarëve të Faraonit.

Nga kjo ngjarje kuptojmë qëndrimin e magjistarëve, të cilët i besuan Musait në sheshin e madh, ku ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish, që ta shohin se çfarë do të ndodhë ndërmjet Musait që erdhi me argumente hyjnore dhe magjistarëve të faraonit. Erdhën magjistarët tek faraoni dhe i thanë: …A do të ketë shpërblim për ne nëse dalim ngadhënjimtarë? Ai tha: po, madje ju do të jeni atëherë prej më të afërmve! Musai u tha atyre: hidhni atë që keni për ta hedhur. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes! Atëherë edhe Musai hodhi shkopin e vet, i cili gëlltiste menjëherë gjithçka kishin improvizuar ata.” Shura 41-45

Në çast ndryshon njeriu! Ishte rob i tagutit që mburrej me atë dhe kërkonte prej tij shpërblim, se njerëzit po shikonin në shesh se kush do të fitojë: Musai apo Faraoni? Fitoi Musai me ndihmën e Allahut dhe magjistarët ranë në sexhde e thanë besuam në Zotin e botëve. Ajo që solli Musai nuk ishte magji, dhe ata u bindën për këtë, dhe kur e panë mrekullinë e kuptuan se kjo është vetëm prej Allahut, Krijuesit të gjithësisë, gjë të cilën nuk ka mundësi ta veprojë askush siç e vepron Ai, dhe e ndjenë imanin e bindjen në zemrat e tyre.

Thirrja për meditimin e ajeteve kuranore

Gjatë mbajtjes të një seminari në Egjipt e pranuan Islamin dy shkencëtarë, jo për gjë tjetër, por vetëm për atë që shkenca e zbuloi saktësisht dhe u vërtetua se Kurani Fisnik e ka përmendur këtë gjë para 14 shekujsh. Allahu në Kuran flet për etapat e zhvillimit embrional të fëmijës në mënyrë të detajuar dhe i përshkruan ato para se ta zbulojë dhe ta vërtetojë shkenca bashkëkohore. Këta dy shkencëtarë ishin specializuar në këtë fushë dhe u mahnitën me këtë fakt kuranor. Allahu i Madhëruar thotë: “Më pas atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë është Allahu, më i miri Krijues!” Muminun -14

Ky dhe shumë fakte të tjera në gjithësi duhet ta nxisin njeriun të meditojë rreth shpalljes së Allahut, mjeshtërisë madhështore në krijimin e Tij, si Komanduesi Suprem dhe i Vetëm, Ai që kontrollon dhe i ndryshon gjendjet si të dojë. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu është Ai i vërteti dhe se Ai i ringjall të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send. Nuk ka dyshim që kijameti do të vijë patjetër dhe se Allahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave.”  Haxh 6-7

Dihet rasti i Omerit radiaAllahu anhu, kur në një natë të errët ishte duke kaluar rrugës dhe dëgjoi  njërin duke lexuar Kuran, ai u ndal të dëgjojë dhe kur arriti tek ajeti: “Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë”. (Tur 7-8) dhe nga meditimi i këtij ajeti që ndikoi fort në zemrën e tij ai u sëmur për një muaj rresht.

Por jo çdo herë dhe jo e njëjta ngjarje ndikon te çdo person. Një person, i cili ishte njeri arrogant tregon për shkakun e udhëzimit të tij dhe thotë: E kam ndjekur me vëmendje fëmijën e porsalindur, se si e thithte gjirin e nënës së tij dhe menjëherë fillova të mendoj për atë se kush e mësoi atë dhe kush e udhëzoi!

Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti ynë është Ai që i dha çdo sendi formën e vet, pastaj e udhëzoji atë.” Taha 50

I sheh zemrat e njerëzve të mbështjella nga pakujdesia dhe ndodh një ngjarje në jetën e tij që të ndalet e të meditojë. Ai deri tani, as nuk është falur, as nuk ka lexuar Kuran kur papritmas e sheh ne xhami dhe kur e pyet se çfarë e shtyri për këtë gjë, ai të përgjigjet se me ka vdekur më i dashuri i familjes, apo shoku im më i ngushtë, dhe kur e përcollëm xhenazen e tij, e varrosëm e mbuluam me dhe’, fillova të mendoj se kush do ta shoqëroj pasi e lamë vetëm, dhe thashë me vete se herët a vonë do t’i kthehemi Krijuesit tonë.

Metodat që ndikojnë në qetësimin e shpirtit

Në të kaluarën, por edhe sot sikurse më parë, në kohën kur shkenca dhe teknika ka arritur thuajse kulmin e gjejmë njeriun që ankohet përherë nga gjendja e rëndë e tij shpirtërore, shqetësimi, stresi, trauma për ata që nuk kanë Islamin si besim dhe zgjedhin si rrugëdalje të vetme për zgjidhjen e problemeve të jetës së tyre vetëvrasjen. Prandaj ne kemi një nevojë të madhe për qetësimin e shpirtit, gjë të cilën e gjejmë vetëm në besimin e plotë tek Allahu, që i parandalon dhe i shëron të gjitha këto sëmundje që u përmendën më lart. Allahu i Madhëruar thotë: “Pastaj Allahu zbriti qetësinë e vet tek i dërguari i Tij dhe besimtarët.” Teube 26 “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen, pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat qetësohen.” Rrad 28.

Përshtati: Bashkim Bajrami

Postimet e ngjajshme

LEXIMI I KUR’ANIT

Irfan Jahiu

MADHËRIMI I CITATEVE SHERIATIKE

Kushtrim Guraj

NGA DOBITË E NXËNIES PËRMENDËSH TË KURANIT!!

Kushtrim Guraj

LEXIMI I KURANIT

Kushtrim Guraj

PËRQENDRIMI NË FE

Kushtrim Guraj

MOS E HARRO KURANIN!!

Kushtrim Guraj

KJO FJALË KAQ HERË PËRMENDET NË KUR’AN

Kushtrim Guraj