iPad Pro sjell ekranin me 12.2” dhe procesorin A9

Një publikim i ri i bërë nga revista japoneze Mac Fan sugjeron se iPad Pro, të cilit revista i është referuar me emrin iPad Air Plus, do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 12.2 inç.

Thashethemet e reja për iPad Pro thonë se ekrani prej 12.2 inç megjithatë do të jetë më i vogël sesa ai prej 12.9 inç për të cilin ishte raportuar më herët.

Sipas këtij publikimi thuhet se dimensionet e iPad Pro do të jenë 305.31mm x 220.8mm x 7mm. Hollësia e tabletit do të jetë 7mm, dhe kjo mbështet pohimet se iPad Pro do të jetë më i hollë sesa iPhone 6 Plus.

Më tej thuhet se iPad Pro do të vijë edhe me procesorin e ri A9, që është përditësim nga A8X që gjendet në iPad Air 2. Procesori i njëjtë pritet ta mbështesë edhe gjeneratën e re të telefonit të Apple, iPhone 7.

Pritjet janë që iPad Pro të lansohet bashkë me modelin e ri të iPad mini 4, dhe debutimi i tyre thuhet se do të ndodhë mes muajit maj dhe qershor 2015. (Telegrafi)