Instagram me mundësinë e dërgimit të mesazheve përmes desktopit të kompjuterit

Instagram me mundësinë e dërgimit të mesazheve përmes desktopit të kompjuterit

Nuk ka mungesë të platformave për dërgimin e mesazheve në internet, por duket se Instagram do të bëhet pjesë edhe më e rëndësishme e jetës suaj online.

Prototipi i këtij formati, që është parë te inxhinierja Jane Manchun Wong, e tregon platformën që po testohet në atë formë, për të pasur mundësi të përdoret edhe prej desktopit të kompjuterit apo llaptopit, transmeton Telegrafi.

Sistemi që është quajtur Direct, do të ketë lidhje si me aplikacionin në telefon, po ashtu edhe sistemin i cili vepron përmes shfletuesve. Pak momenti pasi Wong i postoi detajet, Intagram e bllokoi menjëherë dhe më nuk kishte qasje.

I lansuar më 2013, versioni i Instagramit për eub-faqe, ka qenë mjaft i kufizuar në raport me aplikacionin. Derisa nuk mundësohet ngarkimi i fotografive, lejohen komentet edhe pëlqimet, por jo edhe të reagohet në postimet e bëra në Stories.

Lajmi vjen vetëm një javë, pasi që Facebook njoftoi që do të bëjë bashkë Instagram, WhatsApp dhe Messenger. /Telegrafi/