Imami e punon xhaminë lëvizëse

Imami e punon xhaminë lëvizëse

Hassen Bounamcha, imami i xhamisë në Paris dhe inovator i rastit ka bërë një “mini-xhami” që t’i ndihmojë besimtarëve të përqendrohen sa më mirë gjatë lutjeve, kudo që ndodhën.

Mini-xhamia, e quajtur “Mihraboks”, është dy metra e lartë, e cila kur të reduktohet merr formën e ” mirhabit “- dhe i përngjan mureve të xhamisë që tregon drejtimin e Mekës, ku muslimanët luten.

“Unë kam kuptuar se në xhami ndihem shumë më mirë se në shtëpi dhe më i përqendruar, gjatë lutjeve. Kështu që, më erdhi ideja ta punoj një imitim të ‘mirhabit’, me çka krijohet një mjedis më i mirë për meditim dhe izolim”, thotë imami Bounamcha.

“Xhamia lëvizëse” është punuar prej kartonit të fortë, poliesterit, plastikës, e përforcuar me dy shtresa nga alumini dhe në këtë strukturë palosëse ndodhet edhe qilimi.

Çmimi më i shtrenjtë e “mini-xhamisë”, e cila ka një altoparlant, është 450 euro, ndërsa “mirhaba”, e destinuar për fëmijët, kushton 69 euro.

Bounamcha shpreson që, brenda një viti, të shes të paktën një mijë xhami. Skemën e modelit e ka shitur në disa vende.