I RIU GJERMAN QË E PRANOI ISLAMIN!!

Një i ri musliman vendosi të studion jashtë shtetit të tij, dhe si vend për studimet e tija të ardhshme e zgjodhi Gjermaninë. Pasi që arrin në Gjermani, vendoset me një banës ku si komshi e kishte një të ri gjerman. Lidhja mes tyre ishte vetëm se lidhje komshiu. Pas një periudhe, i riu gjerman udhëton papritmas, kurse, shpërndarësi i gazetave për çdo ditë ia vendoste gazetën para derës së tij. I riu musliman, kur e vërejti se gazetat shtohen për çdo ditë para derës së komshiut të tij, u interesua për të dhe u lajmërua se ai kishte udhëtuar! 

I mori gazetat dhe i palosi në një raft të posaçëm. Për çdo ditë e merrte gazetën dhe e paloste në raft dhe i tubonte në një vend. Kur u kthye komshiu i tij pas dy apo tre muajve, i riu musliman, e përshëndeti dhe e përgëzoi për arritjen e tij me shëndet të mirë, dhe ia dorëzoi të gjitha gazetat e tubuara, dhe i tha: U frikova se je duke e përcjellë ndonjë artikull.. apo merr pjesë në ndonjë kuiz.. dhe doja që të mos humb asgjë nga ajo! 

I riu gjerman filloi ta shikon habitshëm dhe të çuditet me përkujdesjen e tij, dhe i tha: A donë shpërblim apo ndonjë shërbim për këtë vepër që e bëre?!

I riu musliman iu përgjigj: Jo.. por feja jonë na urdhëron në mirësi ndaj komshiut, dhe ti je komshiu im, dhe unë e kam patjetër të të bëj mirë!

Ky i ri musliman, e vazhdoi bamirësin e tij ndaj komshiut të vet edhe më tutje, derisa i riu gjerman e pranoi Islamin dhe u bë musliman!!

E tha të vërtetën Omer ibën Abdulazizi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur tha: “Bëhuni thirrës të fesë së Allahut duke qenë të heshtur! I thanë: E si është e mundshme kjo?! U përgjigj: Me moralin dhe sjelljen e juaj!!”. 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU