RTV Pendimi
Hoxhallaret

Hoxhë Sadullah Bajrami

Sadullah Bajrami është ndër hoxhallarët më eminent dhe më me dituri ne trojet tona.

I lindur vitin 1973 në Kumanovë (MK). U rrit në fshatin Opajë, kështu që e përfundojë shkollën fillore me suksese. Pas shkollës së fillore, e marri guximin dhe qysh prej moshës 15 vjeqar e la familjën e tij dhe të afërmit e tij dhe udhtojë në Turki, ku atje kishte disa nga të afërmit që jetojshin dhe punojshin atje. Duke mos kaluar një kohë e gjatë dhe njëkohësisht duke e kërkuar diturinë e shëndoshë për ta mësuar një ndër Temave më interesante dhe ajo është feja islame, e bëri plan të vazhdojë dhe të udhtojë në Sham apo në shtetitin e sodit Sirinë. Atje Sadullah Bajrami si djalë i rinjë fillojë të mësojë gjuhën arabe derisa u kyq në Shkollën e quajtur “El-Jemenije” e cila ishte për tokët arabe një shkollë e mesme e cila zgjatë 7 vite të plota dhe me një kategori të lartë. Duke u edukuar në atë shkollën e njohur dhe të lartë, ku kishte program të caktuar dhe rregulla bukur të organizuara e përfundojë shkollën e tij të mesme. Pas kësaj ia mundësoi Allahu i madhërishëm të regjistrohet në Univerzitetin e Az’harit, duke pasur parasysh se Az’hari është një ndër Univerzitetëve më të vjetër në tërë botën. Atje fillojë studjimëve të jurispondencës islame në drejtimin apo medh’hebin Hanefi. Pasi që sistemi i Univerzitetit e kishte që vitin e katërt të përfundohet në kryeqytetin e egjiptit dhe qendrën e Univerzitetit Az’har, kalojë prej në siri për në qytetin Kairo. Posa fillojë të adaptohet Sadullah Bajrami në qytetin me 23 milion banorë e cila është një metropolë në botë qysh nga historia e vjetër, e perfundojë edhe fakultetitn e Jurispondencës islame në medh’hebin Hanefi. Pasi që më ishte i pjekur apo me disa vite provojë në drejtimin e tij, u regjistrua në Univerzitetin e hapur amerikan (emërtimi vjen pasi që është themeluar në amerikë) në Kairo për ta vazhduar karierën e tij si Student apo Hoxhë në kategorinë Master apo si themi ne Magjistraturën. Prej që ka dalur Sadullah Bajrami dhe deri tek ky moment vetëm se kishte kaluar një kohë e gjatë, që ky si student kishte dalur për ta studjojë fenë islame dhe ka mbrri deri më tani vetëm ta mbrojë temën e tij të magjistraturës, ku i ka shkruajtur një libër 300 faqe rreth besimit e 3 gjeneratave të para të islamit! Sadullah Bajrami është babë i tre fëmijëve, është ligjerues i rregullt në xhaminë Jahja Pashë dhe aktivist në kontributin e shpjegimit të fesë islame në vende të ndryshme. Andaj unë për vete jam krenarë që ne shqiptarët kemi Hoxhallarë, Mendimtarë, Ligjerues dhe Dijetarë si Sadullah Bajrami i cili afër 20 vite e sakrifikoi rininë e tij për ta mësuar fenë islame nga aty ku është burimi në tokët arabe.

Hoxha ka mbajtur mbi 1.500 ligjërata, prej tyre shumë janë inçizuar, kurse numri i Pyetje-Përgjigjeve të mbajtura në radio, internet, tribuna etj., arrin në 10.000 (ashtu di unë, ka mundësi të ketë më shumë), të inçizuara janë ndoshta gjysa e tyre apo më shumë.

 

Postimet e ngjajshme

Hoxhë Osman Abazi

Hevzi Hasani

Halil Kastrati

Hevzi Hasani

Prof. Dr. Musa Musai

Hevzi Hasani

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Hevzi Hasani

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj

Hoxhë Enes Goga

Kushtrim Guraj