RTV Pendimi
Hoxhallaret

Hoxhë Dr. Sadat Rrustemi

Hoxhë Sadati vie nga fshati Banullë komuna e Lipjanit,ka lindur me 28-04-1971,rrjedhë nga një familje autoritative dhe fetare. Gjyshi nga babai ishte me njohuri fetare dhe luante rolin e hoxhës në mungesë të tij,kurse gjyshi nga nëna ishte hoxhë me autoritet-mulla Salih Hajr Bytyqi –Allahu e mëshiroftë nga fshati Sllovi-Lipjan.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij në Banullë në vitin 1986 me sukses të shkëlqyeshëm. Suksesi i tij në këtë nivel arsimor ishte edhe inkurajim për gjyshin e tij  Ramën –Allahu e mëshiroftë  që ta regjistroj nipin e tij në Medresenë e mesme Alaudin në Prishtinë, përkundër që babai i tij Rrustemi-Allahu e mëshiroftë ishte mësues (në atë kohë babai i tij mori kritika të ashpra nga kolegët e tij për shkak të dërgimit të djalit  për studime fetare,ngase ende komunizmi kishte ndikim në vend).Medresen e filloi në vitin 1986 dhe e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1990. Që nga viti i dytë si medresist u angazhua imam gjatë muajit të ramazanit,ndërsa me përfundim të këti niveli shkollor u angazhua imam në fshatin Dobrajë komuna Lipjan për rreth tre muaj. Gjenerata e hoxhë Sadatit ishte e fundit e cila bojkotoj ish shërbimin ushtarak të RSFJ-së,andaj dhe këtë vakum e shfrytëzoj si hoxhë në Bosnje,praktikisht në fshatin Budimlliç Japra dhe  Keranima të komunës së Sanski Mostit përplot nëntë muaj.

Hoxha në fjalë vazhdimisht ndiente etje për tu pajisur edhe më me dituri fetare,andaj dhe përgatiti dokumentacionin e kërkuar për të aplikuar në Universitetin Islamik në Medinën e ndriçuar-qytetin e Muhamedit alejhi selam,ku pas një viti i doli pranimi dhe vazhdoi studimet universitare atje dy vite në Institutin e gjuhës arabe për të huaj e më pas në fakultetin e sheriatit-Jurisprudencës Islame,të cilin e përfundoi në vitin 1998.

Sipas vizionit të hoxhës Sadat,Kosovës i nevojiten kuadro të profilizuara,kjo dhe e shtyri që të vazhdoi studimet pasuniversitare-master  fillimisht në Fakultetin e Imam Evzaiut dega në Damask në Siri,ku për shkaqe objektive të gjendjes politike që mbretëronte në Kosovë gjatë viteve 1997-1999 u detyrua ti ndërpres studimet dhe të kthehej në vendlindje. Në vitin 1999 u emërua imam në xhamin e fshatit  të tij ku veproi aty si imam dhe aktivist-davetxhi deri në vitin 2004. Mirëpo vullneti për tu pais me dituri për ti shërbye popullit të tij si dhe inkurajimi i shokëve të tij ishin motivet që hoxha ti vazhdoj studimet posdiplomike tani në Universitetin e Hapur në Kajro të Egjiptit,dega e fik’hut ku diplomoi në vitin 2008. Doktoraturën e vazhdoi në Universitetin Jinan në Tripoli të Libanit ku tani pret me ndihmën e Allahut mbrojtjen e titullit në degën e sheriatit me temën’’Femra kosovare në mes jurisprudencës Islame dhe ligjeve juridike vendore dhe ndërkombëtare’’.

Hoxha njihet me kontributin e tij në vend dhe në rajon si davetxhi-thirrës,që nga koha e përfundimit të studimeve universitare,ka dhënë një kontribut të mirë edhe në mërgatë për disa vite me radhë si në;Zvicërr,Austri,Francë,etj.

 

Postimet e ngjajshme

Hoxhë Osman Abazi

Hevzi Hasani

Halil Kastrati

Hevzi Hasani

Prof. Dr. Musa Musai

Hevzi Hasani

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Hevzi Hasani

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj

Hoxhë Enes Goga

Kushtrim Guraj