Homeopatia shëron të sëmurin, jo sëmundjen

Homeopatia bazohet në parimin që e ngjashmja shërohet me të ngjashmen. Kështu, nëse pacienti ka temperaturë, i jepet mjeti i cili te njeriu i shëndetshëm shkakton temperaturë, mirëpo tek i sëmuri e ul temperaturën.

Që kur është paraqitur para më shumë se dy shekujve, homeopatia është mjet i kontestimit midis mjekëve dhe farmakologëve. Derisa të parët e ekzagjerojnë, të dytët i sjellin në dyshim rezultatet e saj të shërimit.

Është interesante që gjatë historisë shumë mjekë kanë marrë detyrë që t’i përgënjeshtrojnë rëndësinë e homeopatisë, mirëpo në fund, duke u bindur për dobinë e saj, filluan ta aplikojnë, transmeton Telegrafi.

Homeopatinë e ka njohur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas raportit të së cilës kjo metodë e shërimit zë vendin e dystë në botë menjëherë pas mjekësisë kineze. Mjekësia klasike zë mezi vendin e katërt në listën e OBSH-së.

Mirëpo, homeopatia nuk është bimore, as mjekësi popullore. Ajo është shkathtësi e shërimit e cila nga degët e tjera të mjekësisë dallohet për shumëçka, e aq më tepër sipas metodave suptile dhe qasjes së posaçme ndaj pacientit.

Ekzistojnë dy ligje të rëndësishme të cilave duhet të ju përmbahemi në mënyrë që mjekësia homeopatike të mund të jetë e aplikuar: ligji i ngjashmërisë dhe ligji i dozave minimale.

Në qoftë se ndonjë substancë tek personi i shëndoshë nxitë veprim të caktuar, atëherë me atë substancë do të mund të shërohet i sëmuri tek i cili paraqiten simptomat e tilla. Për shembull: pastrimi i qepës nxit lotët në sy dhe ngashënjen hundën, simptoma këto të njëjta me ato të llojit të alergjisë në polen. Pra, qepa shëron alergjinë në polen tek personat tek të cilët shfaqen simptomat e tilla.

Ligji i dozave minimale karakterizohet me përdorimin e dozave sa më të vogla të barit në mënyrë që të stimulohet vet mekanizmi i zbehur i organizmit.

Homeopatia vëren se të gjithë simptomat e sëmundjes janë në fakt rezultat i një diskrepance e cila e ka përfshirë tërë trupin dhe se pacienti është po ai i cili kërkon trajtim e jo sëmundja. Tek homeopatia është shumë e rëndësishme tretja dhe potencimi.

Çdo bar homeopatik posedon një pasqyrë të qartë personale të asaj se çfarë mund të shërojë. Marrë përgjithësisht, këtu bëhet fjalë për gjendjen emotive të pacientit dhe mbi shenjat e veçuara e simptomat e sëmundjes.

Qasja themelore në homeopatinë mjekësore është qasja holistike. Vetë doktrina e homeopatisë kërkon që njeriu të trajtohet si tërësi e karakteristikave fizike, emotive, mentale dhe shpirtërore në mënyrë që të shërohet si njësi e plotë universale.

A është homeopatia e rrezikshme?

Çdo llaç mund të shkaktojë efekte të ndryshme anësore, madje edhe ai natyral. Shumica e ilaçeve homeopatike janë të sigurta, por duhet të përdoren me këshillat e ekspertëve.

Megjithatë, shumë ilaçe homeopatike mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore, duke përfshirë dhimbje në stomak, dhimbje koke, të përziera, skuqje të lëkurës, dëmtimin e mëlçisë dhe pankreasit. Janë të rralla por ka pasur raste kur homeopatia ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore siç është dështimi i veshkave.

Deri te pasojat negative vjen kur homeopatia nuk përdoret si duhet, kur kombinohet me ilaçet tjera ose kur ilaçet homeopatike merren pa këshillim të mëparshëm me ekspertin.

Për shkak të përbërësve potencialisht të rrezikshëm, ilaçet homeopatike nuk duhet t’u jepen fëmijëve, femrave shtatzënë dhe atyre që ushqejnë më gji. Personat që marrin ilaçe tjera duhen të këshillohen me mjekun ose farmacistin para se të marrin tretjen homeopatike për të mos ardhur deri te pasojat e rrezikshme.

Ilaçet më të shpeshta homeopatike

Belladonna – Ky është ekstrakt i lules me të njëjtin emër. Është përdorur që nga shekulli XVI për t’i dhënë faqeve ngjyrë të kuqe natyrale. Për romakët ka qenë i dashur për shkak të përbërësve toksik. Megjithatë, nëse bima është përpunuar si duhet, bëhet llaç i cili mund të ndihmojë te lehtësimi i etheve.

Gelsemiumi – Kjo lule e bukur e verdhë është helmuese. Nëse përpunohet si duhet liron veçoritë e veta shëruese dhe ndihmon tek lehtësimi i simptomave të gripit.

Pulsatilla – Kjo është një na bimët më të vjetra homeopatike. Nëse merret në sasi të tepruar mund të shkaktojë rrahje të çrregullta dhe të ngadalësuara të zemrës, diarre dhe të vjella. Në sasi të duhura mund të ndihmojë te gripi, ftohja, kolli dhe infeksionet e sinuseve.

Amica – Vjen nga familja e lulediellit ndërsa përdoret me shekuj për qëllime mjekësore. Mund të ndihmojë te lehtësimi i dhimbjeve në muskuj, shërimi i plagëve dhe gërvishtjeve. Përbërësit e kësaj bime nxisin qarkullimin e gjakut nga sipërfaqja e lëkurës.