RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Samet Tours
Shëndetësi

Holandë, zbulohet trajtim i ri për osteoartritisin

Kompania “VSY Biotechnology”, ka zhvilluar një trajtim të ri inovativ për osteoartritis, i cili përmirëson cilësinë e jetës së pacientëve pa nevojë për t’iu nënshtruar një operacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjidhja e re, thuhet në një njoftim të VSY Biotechnology, është përqafuar anembanë botës, ndërsa funksionon ashtu që vë në përdorim injeksionet intra-artikulare të natriumit hijaluronatit, për të ngadalësuar përparimin e osteoartritisit.

Qëllimi i trajtimit është përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve pa operacion dhe përfshinë zëvendësimin e nyjeve.

Gjuri, këllku, kyçi i këmbës, gishtërinjtë dhe unazat e boshtit kurrizor javë pjesët e trupit që më së shumti preken nga osteoartritisi i cili shoqërohet me dhembje.

VSY Biotechnology ka konstatuar se osteoartritis ndikon në jetën e përditshme të pacientëve, me çka pamundëson shëtitjet, ngjitjen në shkallë ose qëndrimin në këmbë për një kohë më të gjatë.

“Masat e kujdesit dhe metodat aktuale të kurimit mund të ngadalësojnë përparimin e osteoartritisit i cili është më i shpeshtë tek personat mbi 40 vjeç“, thuhet njoftim.

Injekcionet e reja intra-artikulare kanë të njëjtin qëllim, ngadalësimin e fazës së fundit të sëmundjes, e cila mund të sjellë nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.

Vetëm disa kompani në botë, njëra prej të cilave është VSY Bioteknology, mund të prodhojnë injeksione intra-artikulare të hialuronatit të natriumit, thuhet më tej.

Related posts

Hong Kong, 23 milionë dollarë për hulumtimin e Alzheimerit

Kushtrim Guraj

Duhani shton rrezikun për aritmi

Kushtrim Guraj

Si po e dëmton trupin tensioni i lartë i gjakut

Kushtrim Guraj

Qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes

Hevzi Hasani

Pse nuk duhet ta ndërroni mjekun?

Kushtrim Guraj

Studim, konsumimi i vezës shmang sëmundjet kardiovaskulare

Kushtrim Guraj

Multivitaminat mund të ndikojnë edhe keq

Kushtrim Guraj

Trajtimet në kushtet e shtëpisë kundër infeksionit të veshkave

Kushtrim Guraj

Hudhra dhe qepa, antibiotikë natyralë

Kushtrim Guraj