RTV Pendimi
Goodlife
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Flyer Fahrschule struga
Çështje mjekësore

Hixhameja nje Sunnet i harruar

Qka eshte Hixhameja?

Hixhameja eshte nje procedure mjekesore ku permes largimit te gjakut ne pika te caktuara ne trupin e njeriut, varesisht prej semundjeve dhe probleme qe i ka individi, behet sherimi me lejen e Allahut.

Nuk do te hy nga aspekti fetar se kemi derguar hadithe me pare ne faqen tone dhe do te dergojme perseri in shaa Allah hadithe per rendesine e Hixhames mirepo sot do te flasim vetem nga aspekti medicinal, arsye eshte se te informohen njerezit se kjo metode eshte mjekesore dhe ska aspak ne lidhje me bestytnite e me gjera tjera se kam has ne keqkuptime me njerezit duke menduar se mos ka te beje me keta sehirbazat qe bejne gjera tek njerezit, e dua ta sqaroj me lejen e Allahut s.v.t.

Allahu s.v.t. e ka krijuar njeriun nga qeliza, inde, organe dhe sisteme te organeve te ndryshme per te funksionuar si duhet ky organizem perfekt. Hixhameja ka kontakt me tri sisteme te organeve, ato jane sistemi i lekure, sistemi kardiovaskular dhe sistemi nervor periferik.

Sistemi i lekures eshte sistem qe e mbeshtjelle njeriun ne teresi perveq mukozave, roli i saj eshte mbrojtes qofte nga te ftohtit apo te nxehtit, pra nga faktore fizike, kimik, biologjik por edhe nga aspekti imunitar, pra lekure sherben ose ma mire me thene si pararoje e organizmit tone ndaj semundjeve te ndryshme.

Sistemi kardiovaskular eshte sistemi i mbyllur ku ne ate sistem gjinden Zemra, enet e medha dhe te vogla te gjakut dhe kapilaret. Sherben per bartjen e materieve ushqyese dhe te oksigjenit nga mushkerite deri te indet dhe qelizat dhe largimin nga indet dhe qelizat materiet e demshme.

Sistemi nervor eshte nje sistem i specializuar nga qelizat nervore te cilat punen qe ato punojne e kane jo vetem ne rrafshin e bartjes se impulseve nervore qofe te ndejsise, dhimbjes e te tjera por edhe ate qe kane veprim direkt permes sistemit simpatik dhe parasimpatik nervor ne te gjitha organet e organizmit tone, dhe neuroendokrin, pra kjo e fundit ka nje rendesi te veqante ne organizmin tone, se duke iu falenderuar se pari Allahut ne Diturine e Tij te pakufishme dhe Urtesine e Tij, keto hormone ndikojne ne rritjen dhe zhvillimin e metutjeshem te organizmit tone.

Kjo rezyme ndoshta pak e gjate dhe per do njerez e pakapshme por jemi munduar sa ma thjeshte me spjeguar, keto te triat kane role te medha ne organizmin tone qofe brenda tij dhe jashte tij.

Ne lekure gjinden hapsira qe quhen ne mjkesi dermatome, pra e kemi harten e trupit te njeriut se cilet nerva e nervezojne trupin tone por njekohesisht edhe cilat organe me cile nerva kane nderlidhje dhe jane te hartuara ne lekure, pra psh. melqia ose pankerasi ose cilido organ e ka harten e vet ne lekure se me cilat nerva ose cile nerva kane ndikim direkt ne ate apo kete organ, dhe me kete kur ne e bejme ndikim te tyre ne keta nerva, atehere keta nerva do te ndikojne ne organin e caktuar dhe do te fillojne te nderrojne sjelljen e tyre ato organe varesisht nga ngacmimi i jone dhe per qka.

Gjitheashtu gjaku eshte gjithnje ne levizje dhe nese ai per nje moment ndalet ai fillon ose qelizat e gjakut ku bejne pjese eritrocietet, leukocitet, trombocitet e shume te tjera fillojne te ngjiten ose adherohen nga njera tjetra dhe fillojne te bejne ngjizjen ose trombozen ne ene te ndryshme.

Mirepo nganjehere tromboza nuk e mbylle teresisht enen e gjakut pra kemi nje qarkullim te zvogeluar te gjakut por qe ende ato inde apo organe furnizohen me materie ushqyese dhe me oksigjen por jane duke vuajtur shume, e sipasoje qe ato vuajne edhe shfaqen semundjet e ndryshme dhe dhimbje.

Dua te shkruaj pak edhe per inflamacionin. Inflamacioni eshte nje dukuri ku si pasoje e veprimit te faktoreve te ndryshem, qofte fizike, kimik, biologjike ose ndonje semundje tjeter apo shkaktar tjeter ne ato qeliza, inde apo organe shfaqen shenjat e inflamcionit.

Shenjat e inflamacionit jane: Rubor (skuqja), Dollor (dhimbja), Callor lexohet me me k (temperatura), Tumor (ajtja) dhe Functio lesa (humbja e funksionit). Pra keto jane shenja te te inflamacionit.

Qka ndodhe ne inflamacion, kur nje agjens i huaj eshte futur ne qelize apo inde apo organe, fillon lufta, kemi arritjen e qelizave qe jane pergjegjese per luftimin e mikrobeve, njekohesisht edhe lirimin e shume substancave qe ato substanca jane si alarm qe ti therrasin tjera qeliza ne ndihme dhe kemi nje grumbullim te lengjeve ne ate vend, dhe si pasoje kemi ajtje te madhe.

Tash po dalim tek hixhamja. Qka ben hixhamja?

Psh. te rasti i inflamacionit pra kemi nje grumbullim te toksinave ne ate pjese, qka bejme ne me hixhame, vendoset gota e plastikes apo e xhamit, dhe bejme largimin e ajrit ne ate hapsire, dhe lekura fillon te skuqet, pra kemi ngritje te lekures dhe skuqje, qka do te thote kjo, inflamacioni me tere ate grumbullim te lengjeve dhe substancave te demshme qe jane thelle ne inde apo organe, me presion pra me vakum ato fillojne te ngriten larte kah siperfaqja e lekures, kur te dalin te siperfaqja e lekures atehere ne e largojme goten dhe bejme disa prerje te lehta pra gervishje ma mire ti quaj se prerje se jane prerje milimetrike dhe vendoset gota prap dhe terhiqet ajri. Qka ndodhe tash, substancat dhe lengu qe ka qen i grumbulluar tashme afer lekures qe eshte ngrite larte tash fillon te dal jasht, dhe tashme pra edhe vete lexuesi e kupton se qka ndodhe pra ato dalin jashte dhe organi eshte i sheruar plotesisht me lejen e Allahut.

Do i permendim me lejen e Allahut disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore:

–          Trashesia

–          Semundja e elefantit (quhet ashtu se kemi bllokim te drenazhes se limfes e cila bashkvepron me gjakun dhe organi fillon te fryhet shume)

–          Djersitja e grave

–          Semundjet e barkut

–          Kapslleku

–          Zemra dhe lukthi

–          Renie ne lukth, pertaci

–          Dhimbje ne zorre – fryrje

–          Alergjia nga ushqimi

–          Reumatizmi

–          Frymemarrja e renduar

–          Stagnacioni

–          Pagjumsia

–          Barkqitja

–          Barkqitja me te vjellur

–          Shtangimi

–          Semundja e sheqerit (Diabeti)

–          Temthi (vreri)

–          Ftohja si pasoje e hipotermise

–          Te urinuarit pa dashje (pa vullnet, te pakontrolluar sidomos te femijet)

–          Trekendshi i bajameve

–          Zgjeba (ose zhuga siq njihet ne popull)

–          Zorra e trash

–          Plogeshtia

–          Semundjet e melqise (e fibrotizuar, yndyrore, ndezje ne lukth, frika nga shkaktimi i kancerit ne gji etj)

–          Qrregullimet e ciklit menstrual

–          Veshka

–          Tensioni i larte

–          Dhimbjet e gjunjeve

–          Dhimbjet ne kembe

–          Boshti kurrizor

–          Gjendjet psikike

–          Sulmi ne tru

–          Podagra (eshte nje semundje qe nga femijeria e lekures)

–          Plage dhe te thatet e kercirave dhe kofsheve dhe krurjet me mjet

–          Dobesimi i imunitetit

–          Sinuset

–          Dhimbje barku

–          Lukthi dhe te thatit

–          Hemoroidet

–          Semundja e zemres

–          Steriliteti

–          Gjumi i tepert

–          Kokedhembje

–          Aktivizimi i ciklit menstrual

–          Ngushtimi i eneve dhe arterioskleroza

–          Dhimbjet e shpines

–          Dhimbjet e shpatulles dhe qafes

–          Dhimbjet e shpatulles

–          Dobesi

–          Ndihme per lenien e duhanit

–          Dobesim i ndegjimit, ndezja e nervave te degjimit dhe pengesave ne vesh

–          Tromboza

–          Aktivizmi i ciklit menstrual

–          Tensioni i ciklit te gjakut

–          Qendra e memories

–          Aktivizimi i qendres se memories

–          Fistula (te thatit)

–          Dhimbje ne shpine

–          Fshikeza

–          Mpirja e kembeve

–          Mpirja e kraheve

–          Fijezimi (penjezimi i venave)

–          Paralize e tere trupit

–          Kokedhembja per shkak te lukthit dhe kapsllekut

–          Prostata dhe impotenca

–          Kokedhembja per shkak te boshtit kurrizor dhe fshikezes dhe melqise

–          Kokedhembje per shkak te ciklit menstrual

–          Ftohje ne kembe

–          Dhimbjet e kembes dhe shputes

–          Tumor ne tru

–          Forcim

–          Semundjet e shputes

–          Vrazhdesia e gjunjeve

–          Pankreasi

–          Shtangimi

–          Memeci

–          Semundjet e syrit

–          Atrofi e qelizave te trurit (mungese e oksigjenit)

–          Nderprerja e ciklit menstrual

–          Ajtja e testiseve

–          Tensioni i ulet

–          Dhimbjet e mitres

–          Nxjerrje pa ere, pa ngjyre dhe pa krurje

–          Nxjerrje (sekretim) te kafta

–          Ndezja e nervit te shtate dhe te peste te fytyres

–          Per aktivizmin e vezoreve (apo formimit te spermatozoideve)

–          Kokedhembje per shkak te dobesimit te te pamurit

–          Kruarje e shpeshte dhe semundjet e mushkrive

–          Kokedhembje per shkak te tensionit te larte

–          Kokedhembje per shkak te sinuseve

–          Kokedhembje per shkak te anemise

–          Kekedhembje per shkak te zbritjes se te ftohtit

Lista bukur e gjate por me siguri qe do ju sherbej edhe juve.

Postimet e ngjajshme

ABDESI DHE ENERGJIA E NJERIUT

Kushtrim Guraj

DISA FJALË DREJTUAR MJEKËVE DHE TË SËMURËVE

Kushtrim Guraj

Ç’ËSHTË ALKOOLI?!

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: