RTV Pendimi
Auto Lider
Ne prang te ramazanit
Samet taurs
Goodlife
Hapja e xhamis
Opinone Të ndryshme

Heronjtë apo tradhtarët!?

Muslim Shop

Shkruan: Fatlum Krasniqi (Jurist)

Çuditërisht ne shqiptarëve – kosovarëve historia po na përsëritet.

Me datë 21 mars 2018, në Kuvendin e Kosovës u ratifiku Ligji për Demarkacionin në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi, kjo ishte një vazhdimësi e seancës të datës 20 mars 2018 e stërzgjatur deri në orët e vona e karakterizuar nga debatet e kota që ne fund dje u miratu me 2/3 e deputetëve demarkacioni kalon apo thënë ndryshe me 80 vota pro që u arrit nga ana e deputetëve të pozitës e ndihmuar nga ajo e opozitës .

“Zhurmës” tri vjeçare si duket i erdhi fundi edhe atë pas një vargu të dështimeve, bisedimeve dhe tentativave nga faktori ndërkombëtar e ai vendor edhe përkundër vërejtjes së ngritur para shtatë viteve ku në Kuvendin e Kosovës me 25 mars të vitit 2011 u ngrit një shqetësim për një rrezik që po i kanosej vendit në kufirin me Malin e Zi, që nuk u murr parasysh asnjëherë kjo vërejtje e ngritur nga ana e deputetit Gëzim Kelmendit në atë legjislature.

Nëse dje u siguruan votat për demarkacion pse mos te nxitohet edhe në formimin e ushtrisë e mos të jemi nën shpresën e votës nga lista serbe?.

Kur po them që historia po na përsëritet sigurisht që fjalën e kam në raport me humbjet territoriale dhe t’kurrjet që na janë bërë tokave shqiptare ne etapa të ndryshme kohore dhe historike në vazhdimësi të përcjellur me dhunë gjenocid përsekutim e shfarosje të popullsisë shqiptare.

Sigurisht përfituesin me të madh që e përcjellë fati e kemi Serbin dhe Malin e Zi të ndihmuara çdo herë nga fuqitë e mëdha që bënë padrejtësi në kohën e Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës e që këta të fundit po vazhdon e të i përcjellë ky “fat” edhe tani në mëvetësimin e tokave autoktone shqiptare në pjesën e Çakorrit në sipërfaqe prej 8200 ha.

Për dallim nga ata burra që sakrifikuan e luftuan në mbrojtje të tokave shqiptare ne sot me dëshirë iu falem tokë me pretendim dhe në emër të lëvizjes së lirë ku më saktësisht në gusht të vitit 2015 në Vienë u nënshkrua marrëveshja nga Hashim Thaçi i ndihmuar nga Isa Mustafa që u finalizua dje nga Ramush Haradinaj, kjo ëshë një tregues dhe dëshmues më i mirë se si jemi shumë larg amaneti të Adem Jasharit e shokëve të tij e aspiratave të Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës.

Përveç që këta akter politik kanë përgjegjësi morale ndaj qytetarëve do të duhej të kishin edhe penale ngase është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës ku parashihet mbrojta e sovranitetit dhe të integritetit territorial të saj.

Nëse Çakorri dhe Kulla u dhanë për liberalizim të vizave kush ma siguron Veriun e Kosovës që nuk do të jetë kusht për pranim e Kosovës në OKB dhe UNESKO?.

Egoja për pushtet siç duket të bënë të harrosh të kaluarën dhe të ardhmen të shkelën parimet karshi idealit.

Fatlum Krasniqi

Postimet e ngjajshme

Para se me ik prej këtij vendi…

Hevzi Hasani

O NJERI MOS HARRO!

Kushtrim Guraj

GRUAJA

Kushtrim Guraj

SKA MË TË FORTË SE NE SHQIPËTARËT

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Xhaferi sjellin ilahin e re pak para muajit të Ramazanit

Kushtrim Guraj

Kontribo edhe ti për ndërtimin e xhamisë “Bashkimi” në Linz të Austrisë

Hevzi Hasani

Muri i Burakut

Hevzi Hasani

Kubetus- Sakhra / Kupola e Shkëmbit

Hevzi Hasani

Xhamia e madhe e Jafës ( Xhamia Mahmudije )

Hevzi Hasani