RTV Pendimi
Ne prang te ramazanit
Samet taurs
Goodlife
Hapja e xhamis
Auto Lider
Haradinaj zhvillon bisedë telefonike me kreun e NATO-s, Stoltenberg
Lajme

Haradinaj zhvillon bisedë telefonike me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Muslim Shop

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë kësaj bisede Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Haradinaj me këtë rast i ka shprehur sekretarit Stoltenberg respektin dhe ndjenjën e veçantë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në vend.

Më tej, Haradinaj e ka informuar sekretarin Stoltenberg për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për procesin e transformimit të FSK-së (Forca për Sigurinë e Kosovë), duke e siguruar atë se transformimi i FSK-së do të jetë transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, për një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore. FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe NALT (Ekipi Monitorues dhe Ndërlidhës i NATO-s), pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Haradinaj.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor do të votohen projekt-ligjet që do të mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Në lidhje me këtë Stoltenberg ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri vjen në një kohë të papërshtatshme. Sipas tij, kjo mund të ketë “pasoja serioze” për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Postimet e ngjajshme

“Shkëmbimi tregtar Turqi-Ballkan ka shënuar rritje gjatë 15 viteve”

Kushtrim Guraj

Program për bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmbytje në Pakistan, dhjetëra të vdekur

Kushtrim Guraj

Shumë vende me epidemi fruthi, Kosova e paprekur deri më tash

Qëndrim Ibrahimi

Shqipëria thyen rekord në Europë, papunësia 32.8%

Qëndrim Ibrahimi

TIKA organizoi modulin e tretë të edukimit special në Prishtinë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Zjarri në Notre Dame na ka mërzitur thellësisht

Kushtrim Guraj

Në Gazën e bllokuar hapet panairi i librit

Qëndrim Ibrahimi