RTV Pendimi
Goodlife
Auto Lider
Royal
Samet taurs
Reklama e Fatmirit
Gjysma e të rinjve në Shkup e lexojnë Kur’anin
Lajme

Gjysma e të rinjve në Shkup e lexojnë Kur’anin

Muslim Shop

Gjysma e gjimnazistëve dhe studentëve të anketuar e lexojnë Kur-anin dhe Biblën, theksoi Zoran Matevski, drejtor i Qendrës për studime intelektuale dhe hulumtime të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, në tribunën “Të rinjtë dhe religjioni” si ngjarje e parë e manifestimit “Java e lutjes së përbashkët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, sivjet për herë të parë me rastin e 21 Majit – Dita Botërore e diversitetit kulturor, dialogut dhe zhvillimit të proklamuar nga OKB, zbatoi hulumtim për mendimin e popullatës së re në Shkup, për çështje të ndryshme nga sfera fetare.

Hulumtimi është zbatuar një ekszemplarë reprezentativ prej 1202 të anketuar nga shkollat e mesme dhe fakultetet. Sipas përkatësisë etnike 61.71 për qind e të anketuarve kanë qenë maqedonas, 31.97 për qind shqiptarë, 1.49 boshnjakë, 1.12 turq, të tjerët ishin serbë, vllehë dhe romë. Sipas përkatësisë fetare, 57.49 për qind e të anketuarve ishin të besimit ortodoks, 35.67 për qind të atij islam, 0.34 për qind katolik, 3.17 për qind ateistë.

Zoran Matevski, drejtor i Qendrës për studime interkulturore dhe hulumtime, theksoi se është befasuese se të rinjtë tregojnë shkallë të lartë të religjiozitetit.

“Një e dhënë interesante është se gjysma e të anketuarve e lexon Biblën dhe Kur’anin. Me siguri mbi këtë kontribuojnë edhe lëndët etika dhe religjionet dhe njohja e religjioneve që mësohen në arsimin fillor. Me siguri studentët konsiderojnë se nuk do të bëhen qytetarë akademikë nëse nuk e lexojnë librin më të vjetër në botë”, theksoi Matevski, duke shtuar se vizita e tempujve religjiozë ende është në një shkallë relative dhe se duhet të punohet në këtë temë.

Ai gjithashtu theksoi se të anketuarit treguan një ndjenjë të jashtëzakonshme tolerance ndaj feve të tjera dhe se kjo jep bazë të mirë për diktimin e tolerancës fetare në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski, vuri në dukje se hulumtimi i zbatuar është tregues i shkëlqyer për hartimin e politikave dhe ndërmarrjen e iniciativave për më tej.

“Rezultatet konfirmojnë për atë që deri tani e dimë se kemi seriozisht popullatë religjioze, gjegjësisht popullata dominante është religjioze, e kjo pasqyrohet edhe tek të rinjtë. Por, të rinjtë ende nuk kanë besim të mjaftueshëm në bashkësitë fetare”, tha Sotirovski.

Qëllimi i debatit është të hapet diskutim për çështje të ndryshme nga sfera fetare, ndërsa në fokus më pas të jetë një grup specifik target siç është popullata e re. Tribuna të tilla do të organizohen në qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj