RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Fëmijët

GJYSH, ÇFARË DOBIE KA NË LEXIMIN E KURANIT!!

Jetonte një plak, së bashku me nipin e tij të vogël, me një fermë në mal! Plaku e kishte traditë të ngrihej herët në mëngjes, dhe të ulet në tavolinën e kuzhinës, e të lexon Kuran! Nipi i vogël gjithnjë shpresonte, që kur të rritet, të bëhet sikurse plaku në çdo gjë! Për këtë arsye përkujdesej që ta pason në çdo lëvizje që plaku e bënte.

Një ditë nga ditët djaloshi i vogël e pyeti gjyshin: Gjyshi im, unë po përpiqem të lexoj Kuran si ti, mirëpo çdo herë që po tentoj ta lexoj, e shoh se nuk po kuptoj shumë nga ai, dhe nëse kuptoj diçka nga ai, me mbylljen e Kuranit, unë po harroj çdo gjë që e kuptova! Atëherë, çfarë dobie ka në leximin e Kuranit?!

Gjyshi ishte duke i vendosur disa drunj në zjarr, dhe ngadalë u kthye, dhe e la atë që e kishte në dorë, dhe i tha: Merre këtë shportë hiri të zbrazët, dhe shko deri te lumi, dhe kthehu me shportë të mbushur me ujë! Djaloshi e veproi atë që e kërkoi gjyshi, mirëpo rrugës duke u kthyer, u habit se uji i rrjedhke prej shportës, dhe derisa shkoi te gjyshi iu derdh krejtësisht!

Gjyshi u buzëqesh duke i thënë: Herën tjetër duhesh të jesh më i shpejt kur të kthehesh në shtëpi, i biri im!!

Djaloshi shkoi prapë, dhe tentoi që kësaj here të kthehet sa më shpejt në shtëpi, mirëpo edhe kësaj here uji iu derdh krejtësisht!! Djaloshi u zemërua dhe tha: E pamundur është të sjelli ujin me këtë shportë! Kësaj here do të marrë kovën, dhe do ta mbushi me ujë, dhe do ta sjelli në shtëpi!

Gjyshi i tha: Jo i biri im! Unë prej teje nuk kërkova kovë me ujë, po unë kërkova shportën me ujë! Mendoj se ti nuk ke dhënë mund të mjaftueshëm! Pastaj doli gjyshi me nipin që të mbikëqyrë vet misionin e mbushjes së ujit me shportë!

Nipi e kishte bindjen se kjo është e pamundur, mirëpo donte që gjyshi ta sheh procesin e këtij misioni! E mbushi shportën me ujë, dhe vrapoi me shpejtësi të madhe që gjyshi  ta sheh, dhe duke marrë frymë shpejt i tha: A e sheh?! S’ka dobi!

Gjyshi e shikoi duke i thënë: A mendon se s’ka dobi në atë që e veprove?! Eja dhe shiko në shportë! Djaloshi u afrua dhe shikoi në shportë, dhe për herë të parë, e kuptoi se ajo kishte pas ndryshuar! Shporta më herët ishte e përlyer tepër prej hirit, dhe tashmë prej ujit ishte bërë plotësisht e pastër, nga brenda dhe jashtë!!

Gjyshi kur e pa nipin të habitur, i tha: Kjo plotësisht është e njëjtë me leximin e Kuranit! Ndoshta nuk e kupton një pjesë nga ai, apo mundet ta harrosh atë qe e ke kuptuar, apo që e ke mësuar përmendësh nga ajetet, mirëpo kur e lexon, do të ndryshosh për së mirin, nga brenda dhe nga jashtë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

Postimet e ngjajshme

FËMIJËT TANË DHE NAMAZI

Irfan Jahiu

LETËR ÇDO PRINDI

Kushtrim Guraj

MBARËSONI FËMIJËT TUAJ ME LUTJE

Kushtrim Guraj

T’I MËSOJMË FËMIJËT E VEGJËL PËR VLERËN E PRIVATËSISË

Kushtrim Guraj

KËSHILLA E PRINDIT PËR TË BIRIN!!

Kushtrim Guraj

TI DHE FËMIJA YT

Kushtrim Guraj

ADOPTIMI I FËMIJËVE

Kushtrim Guraj

Ç’DUHET BËRË MUSLIMANI KUR I LIND FËMIJA

Kushtrim Guraj

E FILLOI NAMAZIN NË MOSHËN SHTATËVJEÇARE!!

Kushtrim Guraj