RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Lajme

Gent Druari, 5 vjeçari nga Mitrovica, niset për shërim në Turqi

Gent Druari, vogëlushi 5 vjeçar, i cili morri lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është nisur për shërim në Turqi. Kurimi i tij do të bëhet në spitalin turk ”Ístambul Kartal Dr. Lütfi Kırdar Eğitim Araştırma Hastanesi”, njofton hoxha dhe humanisti i njohur Halil Kastrati.

Ai përmes një postimi në Facebook bën të ditur se shuma e kërkuar prej 15 mijë eurove është siguruar brenda një kohe të shkurtër, si dhe falënderon të gjithë kontribuesit që ndihmuan për sigurimin e fondeve për shërimin e Gentit.
Sipas Kastratit, meritorë për mbledhjen e fondeve janë “Djemtë e Mitrovicës” që siguruan 10 mijë euro si dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” për pjesën tjetër.

Hoxha njofton se në lidhje me trajtimin e Gentit, audienca do të njoftohet në detaje për çdo gjë.
Kujtojmë se Gent Druari së bashku me nënën dhe vëllanë e tij, ditë më parë kanë pësuar djegje si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi./rtvpendimi

Postimet e ngjajshme

Besimtarët muslimanë në rajon falën namazin e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Rreth 100 mijë muslimanë falën Kurban Bajramin në Mesxhid-i Aksa

Kushtrim Guraj

Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:25

Kushtrim Guraj

Haxhinjtë nga Kosova të gjithë janë shëndosh e mirë

Kushtrim Guraj

Në natën e Bajramit, Halil Kastrati u jep çelësin e shtëpive 4 familjeve

Kushtrim Guraj

Radio Televizioni Pendimi: Urime festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

BIK-u me mesazh urimi për Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

E presin Bajramin pa bukë dhe pa shtëpi

Kushtrim Guraj

E diela me 41 aksidente trafiku

Kushtrim Guraj