RTV Pendimi
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Meso Kuranin
Lajme

Gaza, foshnja 8 muajsh viktima e 59-të e dhunës së ushtrisë izraelite

Forcat izraelite vranë të paktën 59 palestinezë, gjatë protestës të së hënës në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë, bëri të ditur se foshnja tetë muajsh, Leyla Envar Gandur, ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e bombave me tym dhe gazit lotsjellës të cilat ushtria izraelite i hodhi në Gaza.

Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet sot për të protestuar 70 vjetorin e “Nakba”-s.

Ndërkohë ushtria izraelite ka bërë përpjekje për t’i vënë zjarr tendave me anë të mjeteve ajrore pa pilot, ndërsa grupet palestineze kanë intervenuar kundër zjarrit.

Si pasojë e përdorimit të dhunës nga ushtria izraelite kanë rënë dëshmorë të paktën 59 palestinezë.

Paralelisht me këtë, Komisariati i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA) ka dënuar ashpër dhunën izraelite mbi demonstruesit palestinezë.

Në kumtësë theksohet se forca e tepruar është e papranueshme në protestat paqësore të cilat palestinezët i organizojnë në 70 vjetorin e dëbimit masive atij populli, e njohur si “Nakba”.

“Gaza tashmë për një dekadë është në bllokadë të plotë dhe arenë e trazirave, ndërsa dhuna e djeshme mbi demonstruesit është një traumë e re në atë rajon”, thotë UNRWA, sipas së cilës, nga fillimi i protestave në kufirin e Gazës, janë vrarë katër dhe janë plagosur 125 fëmijë të cilët vijojnë shkollimin në institucionet e UNRWA-së.

Postimet e ngjajshme

“Kequshqyerja ka prekur mbi 150 milionë fëmijë”

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Kushtrim Guraj

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Kushtrim Guraj

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Kushtrim Guraj

Zyrtari amerikan për anti-terrorizëm viziton Kosovën

Kushtrim Guraj

Ish-lideri tunizian falënderon Turqinë për pritjen e sirianëve

Kushtrim Guraj

Diaspora kundër presidentit Thaçi për kufijtë

Kushtrim Guraj

Hamas vazhdon demonstratat deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Kushtrim Guraj

Indi, rriten rastet e gripit të derrit

Kushtrim Guraj