RTV Pendimi
Fushata tremujore e pastrimit në Kosovë fillon më 15 shtator
Lajme

Fushata tremujore e pastrimit në Kosovë fillon më 15 shtator

Fushata më e madhe e pastrimit deri më tani në Kosovë, do të fillojë më 15 shtator dhe do të zgjasë tre muaj, u tha pas takimit të parë të Grupit punues (Task Forcë) për pastrimin e mjedisit jetësor në Kosovë, me të cilin udhëheq Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa formuar me nismë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatmir Matoshi, ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pas takimit deklaroi se Grupi punues javën e ardhshme do të ketë planin e plotë të punës.

“Gjendja e mjedisit jetësor në vendin tonë është alarmante, e paqëndrueshme dhe nuk do të tolerojmë më tej që fëmijët tanë dhe qytetarët tjerë të jetojnë në një rrethim të tillë. Të gjithë së bashku këtë do ta ndryshojmë”, tha Matoshi.

Ai theksoi se aksioni tremujor i pastrimit do të përcillet me masa shtesë, siç është udhëzimi administrativ i cili parasheh gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturinat në vendet ku nuk lejohet, ndërsa do të përfundojë edhe Strategjia Nacionale për Menaxhim me Mbeturinat. Po ashtu, në këtë periudhë do të aktivizohet njësia e policisë së gjelbër.

Donjeta Gashi, nga kabineti i kryeministrit të Kosovës theksoi se plani i pastrimit të Kosovës do të jetë i përhershëm dhe se masat do të vazhdojnë edhe pas këtij aksioni.

“Ky është një aksion i posaçëm për shkak se nuk janë përfshirë vetëm institucionet, por edhe organizatat joqeveritare, vullnetarë dhe të gjitha palët e organizatës që ka kontribuar për Kosovën me projekte të caktuara për pastrimin e Kosovës. Bëhet fjalë për një plan gjithëpërfshirës për të përmirësuar ambientin e Kosovës”, tha Gashi.

Buxheti për fushatën e pastrimit të Kosovës do të kushtojë 600 deri në 700 mijë euro, ndërsa në kuadër të këtij buxheti parashihet edhe punësimi i rreth 1000 punonjësve sezonalë që do të punojnë gjatë fushatës tre mujore.

Postimet e ngjajshme

Orteku bllokon 4 persona në Alpet Zvicerane

Qëndrim Ibrahimi

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtim negativ të popullsisë

Qëndrim Ibrahimi

Në Suharekë mblidhen mbi 11 mijë nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Qëndrim Ibrahimi

Në Prishtinë me vrapim falënderohet NATO

Armend Emurllahu

Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës (FOTO)

Armend Emurllahu

Ministri gjerman viziton xhaminë në emër të solidarizimit me muslimanët

Armend Emurllahu

Erdoğan mbështet fushatën “Hello Brother”

Kushtrim Guraj

Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve

Kushtrim Guraj

20 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Kushtrim Guraj