RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Goodlife
Akademi Kuranit
Fshati etno në BeH, oazë e paqes dhe traditës
Lajme

Fshati etno në BeH, oazë e paqes dhe traditës

Trendi i prezantimit të fshatit etno në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH) është në një rritje të vazhdueshme, por oborri etno “Maçkovac”, pranë Banoviqit, është një lloj muze i hapur.

Në hyrje gjendet shenja ku qartë porositet se stresi dhe “brenga” këtu janë të ndaluara. Vërtetë, ky oborr përshkruan traditën, ndërsa në çdo hap mund të shihen motivet e BeH-së.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) gjatë kalimit nëpër rrugicën me një shikim mahnitës kishte përshtypjen se ndodhet në një kapsulë kohore dhe se koha është ndalur. Duke vazhduar ecjen dhe kaluar përreth Pusit të Dëshirave, erdhëm deri te rruga e zanatçinjve, në të cilën janë të vendosura punëtoritë. Pikërisht në këto punëtori, turistët mund të blejnë prodhime të ndryshme të sapunit dhe kremit me cilësi të lartë, prodhime të leshit, sende prej drurit dhe të ngjashme, ndërsa nga të punësuarit të marrin informacione për zanatet e vjetra, ndërsa në mesin e tyre edhe për çibukun.

– Një lloj muzeu i hapur

Pikërisht koncepti i tillë i oborrit etno, i cili përveç 15 dyqaneve të zanateve, përbëhet nga Muzeu Rajonal, objekti hotelierik, mullinj dhe dhomat e beut, ka kontribuar në faktin se më shumë se gjysmë milioni njerëz të vizitojnë këtë trashëgimi historike dhe kulturore në vitet e fundit.

Oborri etno është themeluar në bazë të idesë së Refik Haliloviç i cili gjithmonë përpiqet të dëgjojë nevojat e mysafirëve dhe t’u ofrojë atyre një shërbim superior.

Në oborrin etno janë ekspozuar edhe koleksione të sendeve të ndryshme të koleksionistit Fikret Ibrishimoviç. Ibrishimoviç mes tjerash sqaroi se, janë ekspozuar edhe orë xhepi, ndërsa ato datojnë nga periudha e Shtetit Osman deri në Luftën e Dytë Botërore. Koleksioni përmban markat e ndryshme të orëve, 25 prej tyre, të cilat janë në gjendje të saktë.

Në pjesën e jashtme të oborrit etno janë ekspozuar disa koleksione të objekteve të ndryshme.

Koleksioni i ekspozitës nga periudha e Shtetit Osman, përbëhet nga sende të ndryshme nga fusha e sendeve ushtarake dhe të përdorura në territorin e Bosnjës e Hercegovinës. Objektet më të rëndësishme në këtë koleksion janë tre armë osmane, që datojnë nga shek. XVI, XVII dhe XVIII. Janë prezantuar objekte dekorative në bakër, argjendi dhe qëndisje ari, pluhur në lëkurë.

Përveç kësaj, u ekspozuan edhe sende të Luftës së Dytë Botërore nga fusha e ushtrisë, që i përkisnin divizionit të 13-të SS, emri popullor “Divizioni Handschar / Handxhar”. Janë ekspozuar edhe instrumente muzikore që i përkasin orkestrës ushtarake gjermane.

Vizitorët kanë mundësi të shohin edhe sende të vjetra dekorative dhe artizanale në këtë zonë të Bosnjë e Hercegovinës, ndër to janë, xhezve, filxhanë dhe të ngjashme. Gjithashtu u prezantua edhe një koleksion i simboleve nga periudha e ish-Jugosllavisë dhe bëhet fjalë për 4.000-5.000 njësi.

Simbolet janë të renditura dhe i përkasin zonave të ndryshme (alpinizëm, sport, peshkim …). Shumica e simboleve janë bërë në smalt, madje ka edhe prej atyre të argjendit. Në mesin e eksponateve ka simbole edhe nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën nga panelet, gjithashtu janë ekspozuar punimet artizanale të drurit, duke përfshirë instrumentet muzikore dhe sende të përdorura (lugët prej druri, xhezve dekorative dhe të ngjashme).

– Çmime dhe mirënjohje të shumta në vend

Amel Ahmetoviç, para oborrit etno “Maçkovac”, tha se tërë kompleksi është i përshtatshëm për relaksim, pushim dhe shëtitje. Ahmetoviç sqaroi se zanatçinjtë u ofrojnë vizitorëve informacione mbi atë se si ndërtohen një send i caktuar dhe çfarë ka qenë rëndësia e tij përgjatë historisë.

Ai rikujtoi se oborri etno formalisht është themeluar tetë vjet më parë, porse pronari për përgatitjen dhe pasurimin e ofertës ka punuar për më shumë se dy dekada.

“Sot kemi mbi 30,000 eksponate që janë të dukshme dhe të ftuarit mund t’i shohin ato dhe të pyesin stafin se për çfarë bëhet fjalë”, tha Ahmetoviç. Ai shtoi se mysafirët vijnë nga mbarë BeH-ja, rajoni, Evropa dhe bota.

Ahmetoviç sqaroi se kompleksi është i përbërë nga një farkëtari dhe mullinj që punojnë edhe sot.

Oborri etno “Maçkovac” është fituesi i çmimit “Destinacioni më i Mirë Turistik” në fushën e gastronomisë, si dhe pllakosë për “Destinacionin e dytë më të vizituar në kantonin e Tuzlës” për vitin 2017.

Brenda oborrit etno gjendet edhe Shtëpia e Beut nga viti 1966, në të cilën është filmuar filmi “Ugljar”, ndërsa në të gjendet edhe një kinema etno. Ahmetoviç sqaroi se Shtëpia e Beut ishte në lagje, prandaj u transferua dhe u bë pjesë e kompleksit. Janë bërë disa korrigjime të vogla gjatë këtij transferimi, por ka mbajtur pamjen e saj origjinale. Në të janë ekspozuar sende të ndryshme, ndër të cilat janë sëndukët (150 janë ekspozuar në oborrin etno), të qepura me pëlhura, mangall, xhezve dhe të ngjashme.

– Muzika tradicionale dhe oferta më kulmore gastronomike

Kompleksi gjithashtu ka një “Dhomë të Vajzave”, e cila është një lloj muzeu dhe tregon pamjen tipike të një familje në periudhën e mëparshme, qoftë në periudhën osmane ose pas saj në territorin e BeH-së. Sendet themelore që një familje e tillë përbëhej janë vitrinat dhe dollapë prej druri, një vatër e ndërtuar me tulla, gurë dhe argjilë, dhe mbi të cilat është gatuar dhe përdorur për ngrohje, enët e bakrit, qepja dhe mulli i kafesë.

Në të ishte vendosur një stufë e përbërë nga enë qeramike, të cilat, falë një koncepti të tillë, mbajtën temperaturën disa ditë pas ngrohjes. Pikërisht këto enë, të pikturuara me ngjyra me vaj, nuk ishin vetëm dekorative, por gjithashtu mundësuan mbajtjen e temperaturës.

Në “Dhomën e Vajzave” është ekspozuar edhe Libri i Amzës nga viti 1800, i cili është një dokument i vlefshëm historik.

Në pjesën hotelierike të oborrit etno, ekipi i AA-së, përmes muzikës së qetë tradicionale, shijoi çastet e krijuara nga zjarri që flakëronte në ditët e ftohta të dhjetorit.

Postimet e ngjajshme

Delegacioni i Kosovës arrin në Bosnjë nën përcjelljen e policisë

Kushtrim Guraj

Prioritetet e axhendës “Drejtësia 2020” në Kosovë: Zvogëlimi i numrit të lëndëve

Kushtrim Guraj

Bie numri i aksidenteve fatale në autostradë

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan takim me homologun rus, Vladimir Putin

Kushtrim Guraj

Reagim nga redaksia e RTV Pendimit

Hevzi Hasani

Austri, politikanët në vitin 2018 morën pjesë në 20 fushata kundër muslimanëve

Hevzi Hasani

SBASHK refuzoi ofertën e Qeverisë së Kosovës, greva vazhdon

Kushtrim Guraj

Meta: Mali i Zi për dy dekada faktor stabiliteti në rajon

Kushtrim Guraj

“Jetimat e Ballkanit” nuk ndalen, ndërtojnë 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: