RTV Pendimi
Royal
Auto Lider
Samet taurs
Reklama e Fatmirit
Goodlife
Probleme shpirtërore & shoqërore

FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA

Muslim Shop

Falënderim për atë, që më mësoi dhe la gjurmë në jetën time.
Falënderim për atë, që më këshilloi dhe më dha kurajë për të realizuar shumë.
Falënderim për atë, që më dhuroi trëndafila dhe e ngjyrosi jetën time.
Falënderim për atë, që më dhuroi dashuri të sinqertë dhe më mësoi se dynjaja është në mirësi.
Falënderim për atë, që më tha se ti je shoku im dhe i dhuroi jetës sime kuptim.
Falënderim për atë, që më kapi për dore atëherë kur gabova dhe më dha një mundësi tjetër.
Falënderim për atë, që më urreu dhe ma mësoi kuptimin e dashurisë.
Falënderim për atë, që më përgojoi dhe më pakësoi nga gjynahet e mia.
Falënderim për atë, që më bëri të qaj dhe ma pastroi zemrën nga dhimbjet.
Falënderim për atë, që tallej me ambiciet e mia dhe ma mësoi kuptimin e sfidës dhe vullnetit.
Falënderim për atë, që më dëmtoi dhe e bëri që mes lutjes sime dhe Allahut të mos ketë perde.
Falënderim për atë, që më braktisi kur kisha më së shumti nevojë për të dhe se më bëri më të fortë në ballafaqimin e jetës.
Falënderim për atë, që mbolli ferra në trupin tim dhe më mësoi si të bëj durim gjatë dhembjeve.
Falënderim për atë, që më goditi me thikë pas shpine dhe më mësoi se besimi nuk i jepet çdonjërit.
Falënderime, edhe atë një mijë falënderime për atë, që më nënçmoi, për atë që më shkatërroi dhe për atë që më rrëzoi dhe ma mësoi kuptimin e fisnikërisë dhe krenarisë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

E RESPEKTOJMË VETEN DHE E RESPEKTOJMË TJETRIN

Irfan Jahiu

NGJARJE PËR T’I MEDITUAR

Irfan Jahiu

KËTO FJALË IA VLEN PËR T’I LEXUAR

Irfan Jahiu

MOS HARRO SE TI JE SHËMBËLLTYRË PËR TJETRIN

Irfan Jahiu

THATËSIA SHPIRTËRORE

Irfan Jahiu

ASKUSH NUK E DI DHIMBJEN TËNDE SIKURSE ALLAHU

Irfan Jahiu

MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Irfan Jahiu

A I KE PARË TË PËRZGJEDHURIT?

Irfan Jahiu

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu