Facebook nga sot njeh prefiksin e Kosovës +383

Facebook nga sot njeh prefiksin e Kosovës +383

Nga sot Facebook ka njohur prefiksin e Kosovës +383 dhe tani edhe ju mund ta ndryshoni atë.

Deri dje Republika e Kosovës në Facebook kishte prefiksin telefonik +381, mirëpo kjo u ndryshua falë Armend Ujkanit i cili është kontributor dhe moderator në “Help Community Facebook”, dhe prej më shumë se 4 vite ai bën aktivitet vullnetar në këtë komunitet.

Ai ka njoftuar se pas disa jave kontakt me “Facebook”, i ka ardhur përgjigja se është aprovuar kodi i ri i Kosovës +383, shkruan Indeksonline.

Tani ju keni mundësinë të ndryshoni nga prefiksi +381, porse për disa mund të marr kohë kjo punë. Facebook ka njoftuar se nëse nuk është ndryshuar tek të gjithë, atëherë duket të keni pak durim pasi duhet pak kohë deri të ndryshohet tek të gjithë./Indeksonline/