RTV Pendimi
Goodlife
Akademi Kuranit
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Ne prang te ramazanit
Erdoğan: Arabia Saudite të dëshmojë se Khashoggi u largua nga konsullata
Lajme

Erdoğan: Arabia Saudite të dëshmojë se Khashoggi u largua nga konsullata

Muslim Shop

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Konsullata Saudite në Stamboll duhet të dëshmojë nëse gazetari i zhdukur Jamal Khashoggi është larguar nga ndërtesa pas hyrjes në të të martën e kaluar, raporton Andolu Agency (AA).

“Është detyra jonë humanitare dhe politike të ndjekim nga afër çështjen”, tha Erdoğan në Budapest gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Ka disa njerëz që erdhën nga Arabia Saudite (atë ditë). Prokuroria publike po shqyrton çështjen”, tha ai, duke shtuar se xhirimet nga aeroporti janë duke u analizuar.

Duke folur për versionin saudit të zhvillimeve, Erdoğan deklaroi: “Zyrtarët e Konsullatës Saudite në Stamboll nuk mund të mjaftohen duke thënë se ‘ai u largua nga ndërtesa’. Pretenduesit janë të detyruar t’i argumentojnë pretendimet e tyre. Nëse ai është larguar nga ndërtesa, ju duhet ta dëshmoni këtë gjë”.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i The Washington Post, është zhdukur që kur ai hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Policia turke tha të shtunën se 15 sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy aeroplanë dhe hynë në konsullatë teksa Khashoggi ishte brenda.

Prokurorët e Stambollit janë duke e hetuar rastin, ndërsa Konsullata Saudite ka deklaruar në Twitter se është duke punuar në koordinim me autoritetet turke.

Turqia sot tha se pret “bashkëpunim të plotë” nga autoritetet saudite për gjetjen e gazetarit të humbur.

Anëtarësimi i Turqisë në BE

Gjatë konferencës për media, presidenti turk foli edhe për rrugën e Turqisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE), duke thënë se integrimi i Turqisë “zvarritet” që nga viti 1963 dhe se asnjë shteti anëtar nuk i është bërë “dëm” i tillë.

“Nëse përgjigja është po, le të jetë po. E nëse është jo, le të jetë jo. Nevojitet sinqeritet. Nëse do të na pranoni, atëherë jepni sinjale, e nëse nuk na pranoni, na tregoni”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Postimet e ngjajshme

Bombë në veri të Mitrovicës

Armend Emurllahu

Zvicër: 10 milionë franga ndihmë refugjatëve në Bangladesh

Armend Emurllahu

Marinat e Pakistanit dhe Turqisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Armend Emurllahu

Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite

Armend Emurllahu

Erdoğan: Turqia në epokën ku çdo qytetari i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Armend Emurllahu

Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Armend Emurllahu

Deklarata e Pavarësisë vendoset në kryeqytet

Armend Emurllahu

Trump uron Thaçin për 11-vjetorin e Pavarësisë, përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kushtrim Guraj

BE me deklaratë për taksën: Është shkelje e CEFTA-s

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: