RTV Pendimi
Akademi Kuranit
Goodlife
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Duhet ta provoni patjetër, ky është versioni italian i pastiçes
Kuzhinë

Duhet ta provoni patjetër, ky është versioni italian i pastiçes

Muslim Shop

Pastiçoja është një nga recetat më të shijshme dhe më të pëlqyera në familjet shqiptare, aq sa pa frikë mund të themi se është një nga ato që e hanë si të rriturit dhe fëmijët. Sot do t;ju tregojmë një version shumë interesant, pastiço italiane nga duart e Uarda Shahinaj që drejton blogun Adda’s All.

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA:
• 2 peta Brise • 300 g makarona pene • 250 g kungull dimëror • 250 g kërpudha • 1 presh, vetëm pjesa e bardhë • 200 g Mozzarella • 2 thelpinj hudhra • 1 spec djegës të thatë • 1 gotë salcë domatesh • 1 lugë të vogël kripë • pak piper të zi • pak arrëmyshk • një tufë të vogël majdanoz të freskët • 1 e verdhë veze • pak qumësht • 1 gotë beshamel • 2 lugë vaj ulliri.
PËRGATITJA: Presim imët preshin dhe hudhrën dhe i kaurdisim në vajin e ullirit. Shtojmë dhe specin djegës. Sapo vaji të aromatizohet dhe preshi të bëhet transparent, shtojmë kungullin e prerë në kubikë të vegjël dhe kërpudhat e prera në feta. I përziejmë, i kriposim, hedhim piperin dhe i shtojmë majdanozin e grirë imët dhe arrëmyshkun. Sapo perimet të jenë kaurdisur pak, pa i squllur, shtojmë salcën e domateve. E lëmë salcën të gatuhet dhe të lezetohet. Ndërkohë, vëmë makaronat të ziejnë me kripë të trashë. Kur salca të jetë gati, e heqim dhe e lëmë mënjanë, që të ftohet paksa. Kullojmë makaronat akoma al dente dhe i hedhim në një tas të madh qelqi. Shtojmë në të beshamelin, salcën me kungull dhe kërpudha, gjysmë garuzhdë nga uji i zierjes së makaronave, Mozzarella-n e prerë në kubikë, pak majdanoz të grirë imët dhe i përziejmë mirë, me delikatesë. Në një tavë torte me hapje nga jashtë shtrojmë një letër furre, vendosim sipër një petë Brisé dhe fundin e saj e shpojmë me pirun. Derdhim brenda masën me makarona dhe e nivelojmë mirë.

Mbyllim sipërfaqen me pjesën tjetër të petës Brisé dhe presim anët e tepërta. (Kujdes: mos i hidhni, sepse na duhen për dekor). Palosim me kujdes anët, duke i izoluar mirë. Sipërfaqen e shpojmë me pirun dhe e vendosim në frigorifer të pushojë paksa, ndërkohë që merremi me dekorin. (Me pjesën e mbetur të anëve të petës, prisni forma gjethesh dhe me pjesën tjetër krijoni toptha të vegjël, që do t’i vendosni në gjithë rrethin. Gjethet vendosini të shpërndara në sipërfaqe.) Rrahim të verdhën e vezës me pak qumësht dhe me ndihmën e një peneli kuzhine lyejmë sipërfaqen e pastiçes dhe dekorin. E pjekim në furrën e nxehur më parë në 180° C, për 40 minuta ose derisa të shikojmë që sipërfaqja ka marrë ngjyrën e bukur të artë. E lëmë të pushojë pak derisa ta shërbejmë.

Postimet e ngjajshme

Petulla nga mishi i bluar

Armend Emurllahu

Si të përgatisim xaxiqi

Armend Emurllahu

Shpageta ose makarona me spinaq

Armend Emurllahu

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Armend Emurllahu

Qofte me patate të mbushura me proshutë dhe djathë

Qëndrim Ibrahimi

Byreku më i thjeshtë në botë

Armend Emurllahu

PASTA TUTORIAL 4 rekomandime si te perfeksiononi pastat tuaja

Armend Emurllahu

Mish pule në salcën më kremoze: Drekë për vetëm gjysmë ore!

Armend Emurllahu

Ëmbëlsira me çokollatë e Jamie Oliver

Armend Emurllahu
%d bloggers like this: