RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Goodlife
Akademi Kuranit
Auto Lider
Opinone Të ndryshme

DREJTËSIA DOLI NË SHESH, DIKUSH U KORIT!

Muslim Shop

Drejtësia rëndom nuk shfajëson, sepse kësisoj nuk do të ishte drejtësi. Drejtësia do të duhej të vërtetonte atë që është e natyrshme: PAFAJËSINË E NJERIUT. E njeriu në esencë është i pafajshëm derisa të mos vërtetohet pa kurrfarë mëdyshje fajësia e tij.

Sot u gëzuam padyshim të gjithë sepse na vinte shumë rëndë të shohim hoxhën (me çallmë e xhybe) të ulej aty ku ulen të akuzuarit që prej shumëkujt shihen si të fajshëm. Sot, drejtësia e dha fjalën e vet përfundimtare duke hequr dilemat mbi pafajësinë e hoxhës, gjë të cilën të gjithë e prisnim, ngase edhe akuza ishte e pakuptimtë: shtytje për terrorizëm.


I thash hoxhës në telefon: “Se je i pafajshëm e kemi ditë të gjithë, por shyqyr Zotit që nuk të morën n’qafë.”


Përnjëmend, konsideroj se shumica e akuzave dhe etiketimeve që u janë bërë hoxhallarëve kohëve të fundit (jo vetëm nga organet e drejtësisë) janë produkt i shpifjeve dhe intrigave që janë ushqyer me paragjykime, insinuata dhe mllef të panevojshëm dhe kanë prodhuar huqje në luftimin e dukurive devijante si ekstremizmi fetar, gjë të cilën hoxhallarët e bëjnë më së miri.

Kësisoj, të akuzosh për shtytje për terrorizëm njerëzit që e kanë luftuar dhe penguar atë, është gjëja më e rëndë.
Nejse, drejtësia me rastin e dr Shefqetit doli në shesh, presim që kjo të ndodhë edhe me rastet e disa hoxhallarëve tjerë, por meritat për këtë nuk i takojnë askujt përveç Allahut. Asnjëri nuk është borxhli të falënderojë dikë pse e konsideron të pafajshëm derisa ky njëmend është i pafajshëm.

Por ekziston ana tjetër e medales: çka do të jetë puna e atyre që shpifën, i frynë zjarrit pa nevojë, i bënë argat të keqes? Ata që u koritën kur menduan (nganjëherë edhe zëshëm): Eh, ja këtyre u erdhi fundi!
Jam shumë i bindur se çdo dashamir i fesë dhe hoxhallarëve, çdo besimtar është gëzuar dhe, presim të gëzohemi edhe më tej. Ne, si besimtarë, i gëzohemi suksesit dhe mirëqenies se çdokujt, ngase këtë na e mëson Kurani. Shih suren Rrum në Kuran, aty thuhet se atë ditë gëzohen besimtarët, ndërsa flitet për konfliktin mes bizantinëve dhe persianëve.

A ka besimtar që nuk gëzohet sot për daljen në shesh dhe konfirmimit të pafajësisë së një hoxhe të dëshmuar? Mbase edhe ka, por me peshojën e sures Rrum si del hasepi i tyre? Thjesht po pyes.

Postimet e ngjajshme

POROSI VËLLAZËRORE

Kushtrim Guraj

KUR TIMONI PËRCAKTON JETËN E TJETRIT

Kushtrim Guraj

Pyetje të vështira drejtuar Ebu Hanifes

Hevzi Hasani

Prizreni qyteti i minareve

Qëndrim Ibrahimi

Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat

Kushtrim Guraj

PËR SE U BURGOS UJKU

Kushtrim Guraj

Dashuri e sinqertë!

Kushtrim Guraj

Kontribo edhe ti për Xhaminë “Horizont” në Wels të Austrisë

Hevzi Hasani

Kështu është rrizku yt !

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: