RTV Pendimi
Lajme

Dr. Shefqet Krasniqi për LGBTI: Më vjen turp të flas para popullit për gjëra të tilla

Dr Shefqet Krasniqi ka thënë që nuk ka reaguar për paradat e LGBTI pasi ndjehet i turpëruar të flasë për gjëra të tilla.

“Nuk është se kam folur kundër LGBTI, pasi nuk e kam ditur se çfarë ka ndodhur dhe më vjen marre të flas para popullit diçka të tillë bile edhe sot kur përmendet gjëra të tilla”.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova,Dr Shefqet Krasniqi ka thënë se ekziston koncepti i së mirës edhe përpos Islamit.

“Ka të mira edhe jashtë Islamit, çdo kulturë dhe civilizim i ka të mirat e veta edhe ata që nuk besojnë në fe i kanë të mirat e veta pasi njeriu është i krijuar të përhap vlera”.

Hoxha  ka treguar që nga kthimi në Kosovë pasi ka kryer studimet në Arabinë Saudite është munduar të përgatisë veten nga ana psikologjike.

“Është e e vërtetë që jam shkolluar në Arabinë Saudite dhe jam krenar për këtë, dhe është e vërtetë që jam i pavarur nga interpretimet qoftë nga profesroat e mi që më kanë mësuar qoftë edhe dijetarëve më eminentë të Arabisë”.

“Që nga dita që kam ardhur në Kosovë jam munduar ta përgatis veten nga ana psikologjike dhe për këtë jam konsultuar me disa njerëz që kanë diapazon më të gjerë. Kam kërkuar këshilla dhe nga ajo kohë që kam ardhë kjo periudhë e arrestimit kalon dhe harrohet, por para burgut dhe pas burgut jam munduar të ndjek gjithmonë një mesatare dhe t’i përshtatem vendit dhe kohës ku jetoj”.

Klan Kosova

 

Postimet e ngjajshme

Muaj i Ramazanit nis me 6 maj

Kushtrim Guraj

Qeveria merr vendim, ndalohen të gjitha lojërat e fatit

Kushtrim Guraj

Ligji i të drejtës së autorit në BE, Wikipedia kalon offline

Kushtrim Guraj

Ligji i ri në Gjermani, qeveria jep 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Kushtrim Guraj

Një shtatëvjeçar nga Kosova vritet me thikë në Zvicër

Kushtrim Guraj

OBI në seancën e jashtëzakonshme fton delegacionet e OKB, BE dhe OSBE

Kushtrim Guraj

Shkup, shënohet dita botërore e sindromës Down

Kushtrim Guraj

Reagime në Srebrenicë ndaj aktvendimit për Karaxhiçin: Duhet dënuar vepra e tij

Kushtrim Guraj

I mbijetuari i sulmit në Zelandën e Re rikujton momentet e terrorit

Armend Emurllahu