Dr. Shefqet Krasniqi, bashkëndjenë dhimbjen me familjen e mikut të tij, akademik Nexhat Daci, duke i shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së djalit, Arian Daci, shkruan KosovaPost.
Në një telegram ngushëllimi për familjen Daci, Dr. Krasniqi, ndër të tjera shkruan se me keqardhje morëm lajmin për vdekjen tragjike të birit të vetëm të mikut tim akademik Nexhat Daci, Arianit Daci.
Krasniqi, është i është lutur Zotit që t’iu dhurojë familjes Daci, sabër e durim dhe mishërimin e djalit të tyre.
“Të Zotit jemi dhe te ai do kthehemi”. Vdekja është e shënuar, është e caktuar, nuk shtyhet e as nuk përshpejtohet. Ngushëllimet e mija për familjen e akademik Nexhat Daci. Zoti ju qoftë sabrin e durimin. Zoti e pastë mëshiruar birin tuaj”, përfundon telegram ngushëllimi.
Nga miku i juaj, Shefqet Krasniqi.