RTV Pendimi
Samet taurs
Goodlife
Royal
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!
Kuzhinë

Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!

Muslim Shop

Ushqim i preferuar i fëmijëve dhe i të rriturve, por është edhe i thjeshtë

Për brumë ju nevojiten:

– 1 kg miell të bardhë të butë tip 400,
– 1 lugë e vogël kripë deti,
– 2 paketime tharmë të thatë,
– 1 lugë sheqer,
– 4 lugë vaj ulliri,
– 650 ml ujë të vakët.

Përgatitja:

Përzieni miellin dhe kripën në tavolinë të pastër pune dhe bëni një gropëz në mes. Në një enë përzieni tharmin, sheqerin, vajin e ullirit dhe ujin dhe lërini disa minuta që tharmi të reagojë.

Pastaj atë përzierje qiteni në gropëzën e përzierjes të cilën e keni krijuar.

Me pirun gradualisht qitni miell nga rrethi i gropës dhe përzieni me përbërësit e lëngshëm. Gradualisht shtoni më shumë miell, dhe kur përzierja të bëhet homogjene, ngjisheni me duar. Ngjisheni brumin derisa të përftoni masë të lëmuar.

Vendosni sferën e brumit në një tepsi të madhe në të cilën keni qitur mielli dhe mbulojeni me leckë të njomë.

Lëreni brumi të bymehet së paku një orë, derisa të dyfishohet. Atëherë qiteni brumin në tavolinë në të cilën keni hedhur miell dhe ngjisheni fort.

Mund ta përdorni menjëherë, apo ta mbështillni në folie të tejdukshme dhe ta lini në frigorifer apo në frigorifer ngrirës deri në përdorimin tjetër.

Nëse e përdorni menjëherë, ndajeni brumin në disa sfera, sikur dëshironi të gatuani picë. Nga kjo sasi mund përftoni nga gjashtë deri në tetë pica të madhësisë mesatare.

Shtrijeni brumin me okllai në trashësinë e dëshiruar, qitni përbërësit sipas dëshirës dhe futeni në furrë të nxehtë të cilën më parë e keni caktuar në temperaturën maksimale.

Postimet e ngjajshme

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

Qëndrim Ibrahimi

Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Qëndrim Ibrahimi

Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Drekë për 30 minuta: Qoftere të shijshme sipas gjysheve tona

Qëndrim Ibrahimi

Receta për ‘muffin’ pa gluten dhe pa alergjenë

Qëndrim Ibrahimi