RTV Pendimi
Goodlife
Auto Lider
Hapja e xhamis
Samet taurs
Ilaçe për zemrën / Rukja

Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhërishëm

Muslim Shop

Gjëja më madhështore që e mbron zemrën e njeriut është dhikri, përmendja e Allahut të Madhëruar. Kush e ushtron gjuhën e tij me dhikër, e ruan atë nga e pavërteta dhe e kota. E, kush e lag gjuhën e tij me të pavërtetën, të kotën dhe të turpshmen, i thahet gjuha nga dhikri.

Prej dobive të dhikrit të Allahut të Madhëruar janë:

Allahu i Madhëruar thotë: “Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”[1]

Mexhliset e dhikrit janë mexhlise melaikesh, ndërsa mexhliset e kota dhe të pakujdesisë janë mexhlise të Iblisit.

 

  1. Dhikri i jep fytyrës shkëlqim në këtë botë dhe dritë në botën tjetër.
  2. Është siguri nga dyfaqësia, ngase hipokritët e përmendin shumë pak Allahun.
  3. Është ushqim për zemrën dhe shpirtin.
  4. Dhikri i shpeshtë largon nga përgojimi, mbartja e fjalëve, gënjeshtra, gjërat e fëlliqura dhe ato të kota.
  5. E bën njeriun të lumtur.
  6. Është fidani i xhenetit.
  7. Bën pjesë në ibadetet më të lehta, por më madhështore dhe nga më të mirat.
  8. Ka një kënaqësi të veçantë në mesin e të gjitha veprave të tjera, që nuk i përngjan asgjë.
  9.  Largon Iblisin dhe e shpërfill atë.

 Thotë i dashuri ynë sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush thotë ‘subhanallah ue bihamdihi’ 100 herë në ditë, i fshihen gabimet (mëkatet), edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.”

  1.  Dhikri shlyen gabimet (mëkatet) ngase është nga veprat më të mira e të mirat i shlyejnë të këqijat.
  2.  Sjell riskun (furnizimin).
  3.  Ndriçon fytyrën dhe zemrën.
  4.  Forcon zemrën dhe trupin.
  5.  Kënaq Mëshiruesin, Allahun.
  6.  Mbjell afërsinë me Allahun e Madhëruar.
  7.  Hap derën madhështore prej dyerve të njohjes së Allahut. Kur njeriu e shton dhikrin, i shtohet kjo njohje.
  8.  Mundëson kthimin tek Allahu i Madhëruar.
  9.  I jep jetë zemrës.
  10.  Po që se Allahu i Madhëruar përmendet nga robi i Tij kur është në gjendje të rehatshme, Allahu do ta përmendë atë kur është në gjendje të vështirë.
  11.  Dhikri është shpëtues nga dënimi i Allahut.
  12.  Është shkaktar për sjelljen e qetësisë, të mëshirës dhe afron melaiket.
  13.  Është dritë për njeriun në këtë botë, në varr, në botën tjetër, me të e kalon rrugën e Siratit. Nuk ka diçka që i ndriçon zemrat dhe varret më mirë sesa dhikri.
  14.  E zgjon zemrën nga gjumi.
  15.  Është i barabartë me lirimin e robit, shpenzimin e parave për hir të Allahut dhe xhihadin.
  16.  Është maja e falënderimit.
  17.  Është shërim i zemrës dhe ilaç i saj.
  18.  Melaiket kërkojnë falje për atë që bën dhikër ashtu si bëjnë për të penduarin.
  19.  Dhikri është më i mirë sesa duaja.
  20.  Zemra forcohet dhe vetëm dhikri mund ta zbusë.

 Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të falni namazin, filloni me falënderim të Allahut e pastaj lartësojeni Atë, dërgoni salavate mbi Pejgamberin e më pas bëni dua çfarë të doni.”[2]

  1.  Dhikri e lehtëson të vështirën dhe realizon të mundimshmen.
  2.  I sjell robit besnikëri në raport me Krijuesin e tij.
  3.  Katet e xhenetit ndërtohen me dhikër, kur robi e ndërpret dhikrin, melaiket e ndërpresin ndërtimin.
  4.  Dhikri është mur (pengesë) mes njeriut dhe xhehenemit.

Nga libri “Elvabilu esajb”

Përshtati: Rashit Zylfiu

 


[1] Err’R’ad, 28

[2] Shënon Ahmedi, Termidhiu. Hadithi është i mirë.

 

 

 

Postimet e ngjajshme

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

CILËS KATEGORI I TAKON?!

Irfan Jahiu

ME BUZËQESHJE I PËRFITON ZEMRAT

Irfan Jahiu

PESË GJËRA QË DUHET T’I KUPTONI NË JETËN TUAJ

Irfan Jahiu

SHPEJTO SA ËSHTË TREGU I HAPUR

Irfan Jahiu

SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA?

Irfan Jahiu

RREGULLAT E LUMTURISË

Irfan Jahiu

MOS E LUT ASKËND, POR JI KRENAR ME VETEN!

Irfan Jahiu

MOS U FRIKËSO DHE MOS IK

Irfan Jahiu