Dhjetë gjëra rreth punës që nuk mësohen në fakultet

Edhe nëse ke mbaruar për ndërmarrësi apo ekonomi e doni të filloni biznes tuajin, patjetër është të dish ca gjëra që nuk i ke mësuar në fakultet. Megjithatë vlejnë edhe për të tjerët. Këto janë ca nga gjërat të cilat do të duhej të diheshin para se të lëshohesh në projekte biznesore, mirëpo të cilat nuk mësohen në fakultet.

1. Mesatarja nuk është mjaft e mirë!

Nëse do t’i kalosh provimet dhe të përfundosh fakultetin me sukses, mund të jesh edhe mesatar. Nuk varesh prej askujt. Nëse u je përgjigjur saktësisht pyetjeve të dhëna do të kalosh provimin. Por kur bëhet fjalë për punën, nota mesatare nuk është mjaft e mirë. Nganjëherë vendimtare janë pikërisht çështjet, interesat apo aftësitë krejtësisht të pazakonta. Nëse për ndonjë konkurs për punë paraqiten dhe për bisedë thirren 300 kandidatë të cilët kanë mbaruar për ekonomi, punën nuk do ta fitosh nëse je mesatar. Patjetër është të dallohesh dhe të jesh i/e veçantë. Mbase e ke konsideruar të bëhesh me diplomë, por tani je në konkurrencë me shumë të tjerë të cilët po ashtu kanë marrë të njëjtën diplomë.

2. Nuk do të jetosh menjëherë më mirë në krahasim me kohën kur ke qenë student!

Kur të mbarosh fakultetin dhe të fillosh të punosh, pavarësisht faktit se keni para tuat, nuk do të mundesh menjëherë t’i shijosh. Mbështetja e prindërve zvogëlohet, kurse shpenzimet rriten. S’ka më ushqyrje në kuzhina në konviktin studentor. Shpenzimet rriten më shpejt se rroga.

3. S’ka më përgjigje të sakta!

Një numër i madh provimesh në fakultet kanë qenë të përqendruara në atë mënyrë që të kenë o përgjigje të sakta, o të pasakta, mirëpo në punë nuk është ashtu. Nuk ka përgjigje të saktë se si të gjendet punë, me se të merresh, a të nisësh vetë një biznes dhe a do të kesh sukses nëse nis ndonjë. Nga të spikaturit mund të marrësh këshilla, mund të vëzhgosh se si punojnë të tjerët, por asnjë rregull nuk është universale.

4. Mbamendja e informatave dhe synimi kah ajo se si të kalohet provimi nuk do të të duhet!

Nëse dëshiron të kesh sukses, është patjetër të kesh diç më shumë përveç dëgjimit të udhëzimeve nga ata që kanë dhunti apo nëse do biznes tëndin nuk mundet vetëm të shikosh se çfarë bëjnë të tjerët apo se çfarë bën konkurrenca.

5. S’ka rezultate të shpejta!

Nëse ke mësuar për ndonjë provim, pasandej do të fitosh një notë si rezultat i mundit. Mirëpo nëse je punësuar ose ke nisur biznes tëndin, rezultatet do të vijnë pas disa vitesh. Ndërkohë do të kesh ngritje e rënie dhe, sipër gjithë kësaj, do të duhet të vazhdosh me ritmin e njëjtë ose me një më të shpejtë. Nuk do të marrësh diplomë për atë që e ke përfunduar së punuari. Vazhdimisht duhet të përpiqesh të rrish në vendin në të cilin gjendesh ashtu që askush të mos mund të të zëvendësojë. E në qoftë se do të avancohesh, patjetër e ke të përpiqesh edhe më shumë.

6. Nuk është i rëndësishëm vetëm niveli i arsimimit dhe as notat!

Në mënyrë që të gjesh punë të mirë, të avancohesh apo të nisësh biznes tëndin të suksesshëm, të duhet diç më shumë. Duhet të kesh fat, të njohësh njerëz, të jesh i shoqërueshëm, komunikativ, inovativ, kreativ dhe i mirë në atë punë që e bën. Gjuhët e huaja, njohuritë kompjuterike, ndërmarrje iniciativash, e gjithë kjo bëhet më e rëndësishme se niveli i arsimimit. Mbase do të përdorësh diç që ke dëgjuar në ndonjë ligjëratë te profesori te i cili ke pasur rezultat të keq, por thuajse asnjëherë nuk do të përdorësh diç prej asaj lënde ku ke pasur rezultat të mirë.

7. Tani ti vetë je i zoti i vetes!

Në fakultet mund të mësosh në grupe, nga ndokush tjetër mund të kuptosh ose të mësosh diç që paraprakisht nuk e ke ditur ose mësuar, por në punë zakonisht vetë duhet të kërkosh zgjidhje, të marrësh vendime apo të avancohesh.

8. Me shumë miq/kolegë nuk do të kontaktosh!

Njësoj siç je ndarë me disa shokë pas përfundimit të shkollës së mesme, e njëjta do të ndodhë edhe tani. Gjithsecili në anë të ndryshme do të shkojë, së këndejmi stili i ndryshëm i jetës dhe avancimit do të jenë më të rëndësishme se interesat e përbashkëta të deritanishme.

9. Nuk mund të ndryshosh afatet e provimeve apo të marrësh ditë të lirë!

Nëse ke vendosur të fillosh biznes privat, sipas të gjitha gjasave do të duhet të punosh pandërprerë. Vështirë se do të marrësh ditë të lirë apo pushim. Por edhe nëse do të punosh në ndonjë kompani, situata nuk do të jetë më ndryshe. Tanimë nuk mund të zgjohesh e të vendosësh se sot do të qëndrosh në shtëpi (se nuk do të shkosh në punë (sh.p.)). Ndoshta sapo e ke filluar punën, ndoshta ke projekt të cilin duhet ta përfundosh, ndoshta dikush është në nguti apo ndoshta kolegu është në pushim vjetor. Tanimë je pjesë e ekipit dhe vendimet nuk janë vetëm tuat.

10. Suksesi nuk është në përpjesëtim me mundin e dhënë!

Rroga jote do të varet nga profili dhe funksioni që do të kesh, nga kompania, kostumi yt, por edhe aftësitë e tua bisedimore. Nuk do të marrin rrogë të barabartë të gjithë ata që bëjnë punën e njëjtë. Madje, as nuk do të avancohen njësoj. Ti mbase më shumë përpiqesh, merr arsimim shtesë, por nëse nuk ke mënyrë se si ta shfaqësh atë, do të mbetesh në pozicion më të ulët se ndokush me më pak përpjekje.