DHËNIA E LËMOSHËS PËR TË VDEKURIN

Dijetarët janë unik se lëmosha i shkon të vdekurit dhe i bën dobi atij.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një njeri i tha Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime është arratisur (ka vdekur) dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadaka. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të? – Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Po!”

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Ky hadith është argument se lëmosha e dhënë për të vdekurin i bën dobi atij dhe i shkon shpërblimi i saj. Të gjithë dijetarët janë unik për këtë gjë.

Kushdo që të vdekurit t’i bën dobi le të jep për të lëmoshë. Preferohet që ajo të jetë e vazhdueshme dhe e rrjedhshme që i vdekuri sa më tepër të përfiton nga ajo lëmoshë dhe nga gjurmët e saj. Nga lëmoshat e preferuara janë ndërtimi i xhamive, ndihma për kërkuesit e diturisë për nevojat e tyre apo për përhapjen e fesë apo të botojnë libra, mbjellja e ndonjë peme ku nga ajo përfitojnë krijesat, hapja e ndonjë pusi ku njerëzit pinë nga ai pus, etj. Këto të gjitha nëse veprohen duhet të jenë me nijet si lëmoshë për të vdekurin.

Përgatiti: Hoxhë Irfan Jahiu