RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Meso Kuranin
Kompania Ziel Bau
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

DEGËT NGA ARI

Dega e parë: Allahu është i Vetmi që e posedon lumturinë e të tjerëve, mos kërko dhe mos hulumto lumturi nga të tjerët, po atë kërkoje vetëm se nga Allahu.

Dega e dytë: Menduan pasanikët se lumturia gjendet në pasuri, dhe menduan mbretërit se ajo është në pozitë dhe fuqi, po e vërteta është se ajo është në adhurimin e Allahut.

Dega e tretë: Tha njëri nga njerëzit e njohur që e pranuan Islamin se unë dyzet vjet e kërkova lumturinë dhe atë nuk e gjeta, përveçse në besimin në Allahun.

Dega e katërt: Grua e ndershme është ajo nga e cila shpresohet e mira e saj, dhe jemi të mbrojtur nga sherri i saj, ajo e përcjell mirësinë te të tjerët, kurse e largon dhe e pengon të keqen nga të tjerët.

Dega e pestë: Ka mundësi që një vepër të vogël ta zmadhojë nijeti dhe një vepër të madhe ta zvogëlojë nijeti, për këtë arsye mos e neglizho atë.

Dega e gjashtë: Mjafton që vdekja, sa këshillues i mirë që është, njerëzit i ndanë, jetën e turbullon dhe epshet i shkatërron.

Dega e shtatë: Dynjaja do të shkojë, udhëtimin tonë do ta shoqërojë vepra, e ajo që do ta fitojmë do të jetë ose kopsht që do të na bëj hije, ose varr që do të digjet nga zjarri i Xhehenemit.

Dega e tetë: Nga të gjitha ndjenjat, dhembja mbetet edukatori më i mirë i njeriut.

Dega e nëntë: Shejtani thotë e shkatërrova birin e Ademit me gjynahe, kurse ai më shkatërroi me istigfar.

Dega e dhjetë: Çka mendon se ka në Xhenetin që e krijoi Allahu me Dorën e Tij, nuk ka mundësi ta paramendosh asnjëherë?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

NËSE E DËSHIRON LUMTURINË NË ZEMËR

Irfan Jahiu

MOS U MËRZIT NGA KURTHET E NJERËZVE

Irfan Jahiu

KËTO GJËRA I PËRFITOJNË ZEMRAT

Irfan Jahiu

TY TË MJAFTON ZOTI YT

Irfan Jahiu

ZOTI YT NUK HARRON KURRË

Irfan Jahiu

PLAKA TË CILËS IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFAT

Irfan Jahiu

KUR ZEMRA ËSHTË E LIDHUR ME ALLAHUN

Irfan Jahiu

A I DI KËTO KATËR PREMTIME HYJNORE?!

Irfan Jahiu

ËMBËLSIA E IMANIT

Irfan Jahiu