RTV Pendimi
Goodlife
Samet taurs
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Royal
Dega e shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë shpërndau 250 pako ushqimore
Lajme

Dega e shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë shpërndau 250 pako ushqimore

Muslim Shop

Aktivitetet e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot kanë vazhduar me shpërndarjen e 250 pakove ushqimore, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto ndihma u shpërndanë në degën e shoqatës në Prishtinë, përkatësisht në xhaminë “Pavarësia”.

Imami i kësaj xhamie, njëherësh koordinator i shoqatës “Bereqeti”, dega në Prishtinë, Nexhmi ef. Hoxha, tha se këto ndihma janë shumë të mirëpritura nga qytetarët tanë, sidomos gjatë muajit të Ramazanit. “Shoqata “Bereqeti” në vazhdimësi po mundohet të jetë pranë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmat e bamirësve. Këtë herë kemi një donacion nga shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe fondacioni “Khalifa bin Zajed”, nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët sot kanë shpërndarë 250 pako ushqimore. Falënderojmë Qeverinë e Emirateve dhe popullin e saj për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për popullin e Kosovës.”

Hoxha gjithashtu tregoi edhe për aktivitetin e shoqatës “Bereqeti” përgjatë këtyre ditëve të Ramazanit, duke potencuar se që nga fillimi i muajit të Ramazanit, ne si shoqatë, kemi shpërndarë mbi 1000 pako ushqimore, nga donatorë të ndryshëm, qoftë vendorë apo edhe donacione nga shtete tjera, siç është donacioni nga Republika e Turqisë, apo edhe tani nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij të gjithë donatorët, të cilët u janë gjendur pranë njerëzve në nevojë”, u shpreh Hoxha.

Andan Ajeti shprehet shumë falënderues ndaj shoqatës “Bereqeti”, të cilët gjithnjë po ndihmojnë me ndihma të nevojshme. “Këto ndihma janë shumë të nevojshme, sidomos gjatë muajit të Ramazanit. I falënderoj të gjithë donatorët.”

Bahrije Gashi, njëra nga përfitueset e këtyre ndihmave, tregon se këto ndihma sado pak po ua lehtësojnë kalimin e këtyre ditëve të Ramazanit. “Jemi 19 anëtarë në familje, dhe ndihmat e shoqatës “Bereqeti” janë shumë të mirëseardhura, për çka edhe i falënderojmë shumë.”

Shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe “Khalifa bin Zajed” gjatë ditëve të ardhshme, do të shpërndajnë gjithsej 2600 pako në tërë Republikën e Kosovës.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj