ÇFARË MUND TË BËSH PËR NJË MINUTË?

  1. Ta lexosh suren Fatiha 7 herë dhe të fitosh 9800 shpërblime.
  2. Ta lexosh suren Ihlas tri herë dhe ajo si sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit
  3. Të lexosh një faqe të Kuranit apo të mësosh një sure të shkurtër.
  4. Të thuash, la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir, 20 herë, dhe të shpërblehesh si t’i lirosh 8 robër myslimanë.
  5. Të thuash SubhanAllahi ve bihamdihi, 100 herë, dhe të të falen gjynahet e tua, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.
  6. Të thuash, SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahi el adhim, 50 herë dhe këto janë dy fjalë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Allahun
  7. Të thuash la haule ve la kuvete il-la bil-lah, 50 herë dhe kjo është thesar prej thesareve të Xhenetit.
  8. Të thuash estagfirullah 100 herë, dhe kjo është sebep i faljes dhe hyrjes në Xhenet, largimit të fatkeqësive dhe lehtësimit të punëve.
  9. Të lexosh dy faqe nga ndonjë libër i dobishëm dhe me të ta shtosh diturinë e kuptimin, dhe kjo të ta lehtësojë rrugën për në Xhenet.
  10. T’i përshëndetësh të afërmit apo të përshëndetësh një vëlla mysliman dhe të pyesësh për gjendjen e tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU