RTV Pendimi
Goodlife
Akademi Kuranit
Ne prang te ramazanit
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Çereku i popullsisë së BE-së me aftësi të kufizuara afatgjate
Lajme

Çereku i popullsisë së BE-së me aftësi të kufizuara afatgjate

Muslim Shop

Sipas një raporti nga Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (BE), rreth 25 për qind e popullsisë në bllokun 28-anëtarësh ka vuajtur nga aftësi të kufizuara afatgjate që nga fundi i vitit 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas institucionit statistikor Eurostat, kjo pjesë e popullsisë ndjeu disa kufizime të rënda në kryerjen e aktiviteteve të përditshme për një periudhë prej gjashtë muajsh ose më gjatë.

“Në vendet anëtare të BE-së në vitin 2017, përqindjet më të ulta të aftësive të kufizuara afatgjate të vetëvlerësuara u raportuan në Maltë (12 për qind) dhe në Suedi (13 për qind), ndërsa më të larta në Letoni (41 për qind), Slloveni (36 për qind) dhe në Estoni (35 për qind)”, njofton Eurostat, duke shtuar se nga kjo shifër gratë përbëjnë 27 për qind dhe meshkujt 22 për qind.

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara që nga viti 1992 ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas Bankës Botërore, ushqimi i dobët, edukimi dhe kujdesi shëndetësor, kushtet e pasigurta të punës, ndotja e mjedisit si dhe mungesa e qasjes në ujë të sigurt dhe higjienë janë shkaqet kryesore që sjellin në aftësi të kufizuar.

“Paaftësia mund të rrisë rrezikun e varfërisë, nëpërmjet mungesës së mundësive për punësim dhe edukim, paga më të ulta dhe rritje të kostos së jetesës me aftësi të kufizuara”, tha Banka Botërore.

Postimet e ngjajshme

Bombë në veri të Mitrovicës

Armend Emurllahu

Zvicër: 10 milionë franga ndihmë refugjatëve në Bangladesh

Armend Emurllahu

Marinat e Pakistanit dhe Turqisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Armend Emurllahu

Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite

Armend Emurllahu

Erdoğan: Turqia në epokën ku çdo qytetari i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Armend Emurllahu

Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Armend Emurllahu

Deklarata e Pavarësisë vendoset në kryeqytet

Armend Emurllahu

Trump uron Thaçin për 11-vjetorin e Pavarësisë, përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kushtrim Guraj

BE me deklaratë për taksën: Është shkelje e CEFTA-s

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: