RTV Pendimi
Auto Lider
Hapja e xhamis
Samet taurs
Goodlife
Probleme shpirtërore & shoqërore

Ç’ËSHTË VËLLAVRASJA?

Muslim Shop

– Njeriu është krijesa më e nderuar dhe më e çmuar e Zotit në tokë! E begatoi me të gjitha kushtet për jetë të qëndrueshme, nëse ajo jeton në harmoni me ligjet e Zotit.

– Njeriu u pajis me vlera të shumta, mbi të gjitha çka e dallon nga krijesat tjera, është mendja, të cilën nëse e shfrytëzon si duhet, do të jetë krah i fortë e shoqërisë, urë lidhëse brenda shoqërisë. Por nëse e keqpërdor atë dhe nuk e shfrytëzon ashtu si duhet, pastaj i robërohet epsheve, bëhet armik e dhunues i vetes dhe i të tjerëve.

– Sot vëllavrasja si dukuri shkatërruese, e cila vjen si rezultat i mos njohjes së konceptit, peshës dhe lirisë së jetës, është duke u përhapur me të madhe. Sot ndodhin shumë vrasje “në emër të arsyes”, që në fakt të paarsyeshme, dhe shkaqet janë të shumta dhe të njohura.
– Vërtetë të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh mbarë njerëzimin, ndërsa të shpëtosh një njeri, sikur të shpëtosh mbarë njerëzimin. Të tjerët duhet të jenë të qetë prej dorës tonë dhe ne duhet të jemi zhvilluesit e vlerave të larta të jetës, e jo rrënuesit e tyre.
 
– Njeriu me mendje të shëndoshë e konsideron derdhjen e gjakut pa të drejtë si diçka që kurrë nuk i vjen rendi, sepse gjakpirësin e urren edhe Allahu, edhe njerëzit në tokë, edhe peshku në det, edhe milingona në fole! Vetëm fjala “vëllavrasje” është e neveritshme, e lëre më akti! Vallë, si guxon njeriu që ka mend, ta shtrijë dorën ndaj vëllait të tij?!

– Me keqardhje deklarojmë se, statistikat po tregojnë se dita-ditës vëllavrasjet po shtohen në vendin tonë dhe pak fushata, iniciativa dhe projekte organizohen nga shteti, shoqëritë civile apo ato zyrtare për parandalimin e vëllavrasjes. Ne duhet të bashkohemi të gjithë, t’ia falim njëri-tjetrit gabimin, ta harrojmë të kaluarën e errët dhe ta ndërtojmë të ardhmen e ndritshme. Kështu, të bashkuar, të mëshiruar dhe jo konfliktuoz na do Zoti. Andaj, të mos e prishim harmoninë dhe ekuilibrin e jetës, ajo është ngritur ashtu për ne; të jetojmë të gjithë në paqe duke e gëzuar lirinë dhe freskinë e kësaj jete që na e dhuroi Zoti dhe të jemi mirënjohës e t’ia zgjasim duart e paqes butësisht njëri-tjetrit, e t’i japim fund duarve të ashpra të gjakderdhjes dhe padrejtësisë ndaj njëri-tjetrit.

T’I JAPIM FUND VËLLAVRASJES, QË TË JETOJMË TË LIRË !

Autor: Labinot Kunushevci

 

 

 

Postimet e ngjajshme

THATËSIA SHPIRTËRORE

Irfan Jahiu

ASKUSH NUK E DI DHIMBJEN TËNDE SIKURSE ALLAHU

Irfan Jahiu

MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Irfan Jahiu

A I KE PARË TË PËRZGJEDHURIT?

Irfan Jahiu

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

MËSOJI KËTO PESË RREGULLA

Irfan Jahiu

DEGËT NGA ARI

Irfan Jahiu

ÇUDITEM ME KATËR NJERËZ

Irfan Jahiu

KËSHTU BËHESH I LUMTUR

Irfan Jahiu