RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Meso Kuranin
Auto Lider
Çështje mjekësore

Ç’ËSHTË ALKOOLI?!

– Alkooli është një nga pijet shumë dëmsjellëse për mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Ekzistojnë fakte dhe argumente, të cilat dëshmojnë se pasojat e alkoolit janë të shumta; si në aspektin psikik, fizik, shpirtëror, social, si dhe në atë ekonomik.

– Alkooli arrin ta mpijë aftësinë e të menduarit të saktë. Mendjen e ke dhuratë nga Krijuesi yt, e ti e mbulon atë, e shkel me dy këmbë për një pije dehëse alkoolike, e cila nuk të ofron veçse lodhje e dëshpërim, duke “menduar” se të sjell çlodhje e gëzim! Alkooli të çorienton nga të gjykuarit dhe të menduarit e drejtë. Alkooli bën që njeriut t’i rrëshqasë vetvetja nga duart; ia dobëson kujtesën dhe ia rrënon perden e turpit.

– Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.

– Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit, prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij. Nëna e të këqijave, e që quhet alkool, e hidhëron Krijuesin. Konsumuesi i Alkoolit nuk do ta shijojë verën e shijshme jo dehëse në Xhenet, ndërsa braktisësi i alkoolit do të shpërblehet me atë lloj lëngu.

– Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

– Alkooli gjithashtu shkatërron ekonominë e vendeve dhe të shoqërive, i mbyt konsumuesit e tij në borxhe, kamata, vjedhje, konflikte dhe vrasje. Alkooli është traditë e mëkatarëve dhe injorantëve. Arsyeja e shëndoshë e kundërshton atë.

Autor: Labinot Kunushevci

 

 

 

Postimet e ngjajshme

Hixhameja nje Sunnet i harruar

Kushtrim Guraj

ABDESI DHE ENERGJIA E NJERIUT

Kushtrim Guraj

DISA FJALË DREJTUAR MJEKËVE DHE TË SËMURËVE

Kushtrim Guraj