RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Auto Lider
Lajme

BIK: Fitër Bajrami të premtën, ja kur falet Namazi

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2017.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Postimet e ngjajshme

Dy milionë myslimanë pritet të nisin Haxhin javën e ardhshme

Kushtrim Guraj

Mëngjesi nis me pesë orë pritje në Merdarë (Grafikë)

Kushtrim Guraj

Organizatat turke do të shpërndajnë mish kurbani për 25 milionë njerëz në botë

Kushtrim Guraj

Kosova mori 6.5 milionë euro nga Gjermania për zhvillimin e bujqësisë

Kushtrim Guraj

“Nevojitet forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë”

Kushtrim Guraj

Dorëhiqet nga shkaku i kërcënimeve prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës

Kushtrim Guraj

Australia bëhet me senatoren e parë muslimane

Kushtrim Guraj

Turqi, papunësia bie në 9.7 për qind në maj

Kushtrim Guraj

Besimtarët kosovarë që këtë vit do e kryejnë Haxhin janë shëndosh e mirë në Meke

Kushtrim Guraj