BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

Kur je i pastër në brendësi të shpirtit, Allahu të jep dritë prej nga nuk e mendon.
Dhe njerëzit do të të duan edhe pse nuk i njeh.
Dhe do të plotësohen dëshirat nga nuk ta merr mendja.
Njeri me zemër të mirë është ai që e shpreson për të gjithë njerëzit të mirën.
Mos harro se, lumturia e të tjerëve nuk të vjedhë nga lumturia jote.
Dhe të pasuruarit e tyre nuk të pakëson nga risku yt.
Dhe shëndeti i tyre nuk e rrezikon shëndetin tënd.
Vetëm bëhu njeri me zemër dhe nijet të mirë.
Thjesht, bëhu njeri që lë gjurmë të mirë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU