VJENË (AA) – Rezultatet e një studimi gjithpërfshirës të cilin e zbatoi OJQ-ja “SOS Mitmensch” në Austri, flasin se në vitin 2018 politikanët kanë marrë pjesë në 20 fushata kundër muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivistët e kësaj organizate joqeveritare, në një konferencë për mediat në Vjenë, u shpërndanë punonjësve mediatikë rezultatet e një studimi interesant në lidhje me fushatat islamofobe dhe anti-muslimane në politikën austriake gjatë vitit të kaluar.
Studimi pohon se në fushatat të cilat në shënjestër kanë pasur muslimanët, kanë qenë të përfhirë edhe zyrtarë politikë të Austrisë.
Raporti thekson se në përhapjen e fushatës anti-muslimane, kanë qenë të përfshirë djathtisti, Heinz-Christian Strache, zëvendës kancelari austriak, Johann Gudenus nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO) dhe ministrja e Çështjeve Sociale, Beate Hartinger-Klein.
Zëdhënësi i organizatës joqeveritare “SOS Mitmensch”, Alexander Pollak, tha se fushata e urrejtjes kundër muslimanëve, për të vetmen arsye, orientimi i tyre fetar, ka arritur në “nivelin e paimagjinueshëm”, krahasuar me disa vite më parë.