A po zhvillon Google telefonin e tyre të palosshëm?

A po zhvillon Google telefonin e tyre të palosshëm?

Ka shumë mënyra për t’u qasur në një dizajn të telefonit të palosshëm. Kemi parë Galaxy Fold-in, , Mate-X të Huawei, dhe e dijmë se Motorola është duke punuar në një RAZR në stilin e guaskës.

Një dokumentim i patentës nga Patently Google ka zbuluar se Google po punon në një pajisje të mençur me një palosje të vetme dhe rreze minimale në mes.

Është në një formë guaske si Motorola, ku një ekran mjaft i gjatë mund të paloset në dy.

Patenta nuk përmend ekzistencën e një ekrani të jashtëm. Një tjetër imazh në patentë përshkruan një ekran me dy zona të palosshme dhe disa sipërfaqe të ekranit.

Është padyshim interesant si koncept, por vetëm për shkak se ka një patentë për të, si zakonisht, kjo nuk do të thotë që së shpejti do të shohim një produkt në dispozicion në treg. /Telegrafi/